• |
ide | kryesore

Basha: Me të gjithë do merrem, edhe me Manen, Kastratin e Gecin

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha nuk pranon argumentimin e Fatos Lubonjës se ai nuk ofron alternativë për popullin pasi është njësoj me Edi Ramën.

Edhe pasi Basha përmendi me emra disa biznesmenë të lidhur me Ramën, Fatos Lubonja i kërkoi të flasë për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Ramë Gecin, Bashkim Ulajn, të cilët i konsideron si oligarkë.

“Do flas more do flas, me të gjithë do merrem, edhe me Samir Manen, edhe me Kastratin edhe me Gecin, po prit duro të mbaroj” – iu kthye Basha-Lubonjës në emisionin “Studio e Hapur”.

Analisti vazhdoi t’i kërkojë llogari pse PD-ja merret me drogën dhe jo me kullat që biznesmenët më sipër po ndërtojnë në Tiranë.

Basha iu përgjigj duke thënë se në katër vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, këta biznesmenë nuk kanë marrë asnjë leje për kullë.

“As Basha dhe as Partia Demokratike nuk i ka duart e lidhura.” – shprehet Basha, në përpjekje për t’u distancuar nga lidhjet që Lubonja pretendon se ai ka me oligarkët.

“Këto janë kulla të dhëna nga Edi Rama. PD ka votuar kundër këtij plani urbanistik. I kanë denoncuar këto afera. E ke gabim që shpreh një mit të Edi Ramës që qenkemi njësoj. Ky i mbron se ndan pazaret me ta.” – u shpreh Basha.

©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. lubonja sot nxorri ter koministin qe ka ne bark,byth e goj,lubonja nji qen i perkryer i negjmijes.dhe pa shkur nje minut i doli ne ndihm zagari i fshehur bushariiiiii.

  2. Per barazine qe thote zLUBONJA une nuk mund te jeme dakord,dhe pse,-KryeministriRAMA, shkolle jome shumee se nje akademi pikture [[BOJAXHIU] drogmen i faktuarsi ne perdorim e shitje, NUDIST, me mire ja ka faktuar gazetari itij personal MERO BAZEJA, degjeneratne jeten familjare, edhe kjo dihet,por qe te jete katil e pushtues i popullit te vet, vetem ky e ka bereka edhe me….. BASHA, shkollen ne HOLLANDE, punonjes i komitetit europian,Kulture komunikimi, jo agresiv,, me vizion europian, pra amund ti veshe ne barazim,,,,KURRE,,Moshidhni shashka z LUBONJAper te barazuar keto dy figura, por shikonise si kemi mesuar me qeverine emjerimit, kete luftojeni e ta luftojme…

  3. … ejjjj ,mos horro edhe shkollen e vjehrrit te Bashes.

    Se na kushtoj 14 milion euro.
    Ku dreqin i morri ky kapterri leket te bente pallatin, se dei dje roje nate punonte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *