• |
ide | kryesore

Blogerja Stela Sollaku tallet keq me veshjen e Eni Çobanit (Foto)

Paparazzi, Slider



Blogerja e modës Stela Sollaku ka bërë copë në rubrikën e saj në Tirana Post juristen e Ardit Gjebresë Eni Çobani. Duke analizuar mënyrën se si Eni ishte sajuar për të dalën në pasdite me Rudinën, Stela ka arritur në përfundimin se ajo nuk ka ditur të vishet në përshtatje me fizikun. Ja seç shkruan aajo në artikullin e shoqëruar me foto “Kur them “veshje e keqe” e kam më tepër tek përshtatja me fizikun sesa te stili i gabuar. Shembulli i parë është pikërisht znj. Eni Çobani, e cila para disa ditësh ishte e ftuar tek emisioni “Rudina” në Tv Klan. Vini re pantallonat, unë kam dy mendime: ose i ka marrë një numër më të vogël, ose prerja e zgjedhur është totalisht e gabuar për fizikun e saj.
Me siguri e them se ndoshta znj.Eni nuk e ka vënë re këtë problem me pantallonat e saj, deri ditën tjetër kur ka parë fotot, por ka qënë vonë për ta rregulluar gabimin. Në fund të fundit nuk duhen parë me kaq imtësi gabimet, se njerëz jemi dhe na ndodh të ngatërrojmë prerjen. Sidomos kur e ke ditën plot me angazhime s`ke as kohë për të parë veten në pasqyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *