• |
ide | kryesore

Debati i ashpër/ Basha: Turp! Mashtrues! Lubonja: Të të bëj militantin unë ty? (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Lideri i opozitës, Lulzim Basha replikoi dhe debatoi ashpër me Fatos Lubonjën, pas akuzave të përsëritura të këtij të fundit se përgjegjësia për gjendjen e vendit sot rëndon njësoj edhe mbi supet e PS, edhe të PD.

Basha i tha disa herë Lubonjës se është gënjështar, mashtrues e marksist.


DEBATI:

Basha: Po turp more që vjen këtu dhe bën zhurmuesin e opozitës, asnjë gjë nuk the dy orë sulmove opozitën

Lubonja: Se ka ndërtuar sistemin Edi Rama, sistemin bashkë e keni ndërtuar

Basha: Kam qenë përballë tij unë, edhe me ndihmën tënde e ka ndërtuar 11 vjet ka ndenjur, 11 vjet ska bërë plan urbanistik

Lubonja: Ca plani ndërtoni cfarë të doni

Basha: Cfarë plani, gënjen, mashtron të të vijë turp, paske ardhur këtu të bësh nihilistin

Lubonja: Pse ore ti do më thuash ti mua cfare të them, të të bëj militantin unë ty?

Basha: Mos fol me gënjeshtra me mashtrime

Lubonja: Oligarkun e Vlorës nuk e përmende

Basha: Nuk është oligark ai e ka ndërtuar pasurinës nga 0 në Itali, do ti ekzekutosh të pasurit ti, ti je marksist unë s’jam marksist

Lubonja: Edhe në Evropë janë të ndara partitë

Basha: Nëse ka bërë afera ai ma thuaj se ia tregoj unë vendin.

©LAPSI.AL 



5 Comments

  1. Te besh opozitarin e opozites, nuk eshte normaleAnalistet me hopeapo mos dashje, shpesh here duken sikur maskojne ,,e corodisin opinionin, por i meshojne me shume politikes diskretituese te opozites, kur dihet
    shume mire qe ajo nuk ka pushtet,. Flasin sikur na ishte nje here,e me gozhden e nastradinit mberthejne qeverite ne krye. Sot duhet qe e gjithe elita intelektuale. akademike, shkencore, duhet te mendojne me shume per gjendjen ekonomike, fizike, shpirterore te popullitper te larguar fatkeqesine e vendit qe e ka pllakosur, e pastaj cdo gje rregullohetbrenda rregullave demokratike, qe sot ky firaun i ka shkelur me kembe.Analistet nacionaliste ruajne kombin, dredhaket shesin shtepine.

  2. Lubo ka te drejte ne nje pike – sistemin e krijuan te dy, Berisha e Rama. Por nuk fajeson dot liderin e opozites pa qene ky asnjehere Kryeminister. Vetem 3 vjet kr/bashkiak Tirane nuk e inkriminojne dot si Berishen e Ramen. Lubo varet su zgjohet ne mengjes…nderkohe qe eshte zgjuar shume vite si mik e mbeshtetes publik i Rames

  3. Ajo që më bën përshtypje nga mediat shqiptare në tërësi, është fakti se në vënd të përshëndesin protestën shembullore të opozitës, për masivitetin e saj dukshëm të madh, për organizimin e frymën europiane demokratike pa shfaqje të dhunës, janë vënë në garë me njera tjetrën se kush ta zhvlerësojë më shumë.
    Është paradoksale që në studiot e TV shqiptare, të gjitha energjitë e debatit janë përqëndruar se si ta paraqesin në publik shefin e opozitës Basha, si “njëlloj” me Edi Ramën kur në të gjitha aspektet e formimit, karrierës e qëndrimeve politike, ata ndryshojnë me njeri tjetrin si nata me ditën.
    Të ndodhur para një realiteti që nuk le shteg për ti dalë haptazi në mbrojtje Edi Ramës që solli në këto pesë vite të qeverisjes së tij skandale të përditëshme që nuk ka shoshë që ti mbulojë, ndonëse pranohen si të vërteta kritikat e opozitës për te, drejtuesit e emisioneve të debateve politike në TV, thërrasin në studiot e tyre kryesisht kundërshtarë të vjetër të opozitës aktuale e vetë këta drejtues gjithë tehun e sulmit ja drejtojnë opozitës e jo qeverisjes. Merini me rradhë të gjithë emrat e përmendur këtu si drejtuesh emisionesh televizive.
    Të gjithë kur therrasin për intervista Edi Ramën i binden arrogancës së tij e medemek më “trimi”, Fevziu, që e “bombardon” me pyetje, në fund të intervistës e kemi parë që t’ja zgjase Ramës veshin për t’ja shkulur.
    Gazetaret femra që janë ofenduar me dhjetra herë publikisht prej Ramës gjatë intervistave, bëhen “trimëresha” vetëm kunder liderëve të opozitës.
    Nuk ka fare nevojë të ndjekësh “debatet” në studio të TV shqiptare për të degjuar ndonjë gjë të re.
    Do të shohësh po ato fytyra “analistësh” që ose kanë urrejtje “kllasore” për PD e liderët e saj, ose “analistë të djathtë” që mburen se kanë “dërmuar” njëlloj si sistemin komunist, edhe ate kapitalist duke përfshirë këtu edhe ish deputete “demokratë” që i kundërvihen hapur lidershipit të PD.
    Jam skandalizuar duke ndjekur në studion e Fevziut, deklaratat e çuditëshme të znj. Edith Harxhi.
    Sipas kësa “ishe” të PD, pjesmarja e madhe në protestën e fundit të opozitës, qenka “dëshmi” e protestës kundër PD. Ajo e paskesh lexuar pjesmarjen masive në protestë, si një “mbështetje” të antaresisë për te e jo si një protestë kundër qeverisë .
    Ndërkaq shumica e mediave heshtin lajmin se me propozimin e Edi Ramës, kundërshtarja e liderit të PD, ish ministre e integrimit në qeverinë demokratike, Majlinda Bregu, është shpërblyer prej tij e Vllahutinit me një post të lartë në organizmat e BE. Lexoj në shumicën e mediave të Shqipërisë që ti bëhet vend çdo marrëzie të mikut të Majlindës, Astrit Patozit, e nuk shoh që ndonje gazetar ti bëjë këtij të fundit pyetjen e thjeshtë : “Çfarë ju lidh me Edi Ramën e Vllahutinin ju “të pakënaqurit” e PD ? Është bërë “Lenci” i Blendi Fevziut, një gazetar mediokër e intrigant e tipik hipokrit, si koka e debatit mediatik.
    Shoh në studion e Eni Vasilit fytyrat e përherëshme të sharllatanit Spartak Ngjela që e heq veten si “jurist anglo sakson” apo përfaqesues dirrekt të qeverisë se SHBA, apo të një ish shahisti si Nazarko që i ka ngelur ora në kohën e Enverit. Edhe ndër “të djathtët” , zonja përzgjedh një ish lider të PD që koha e nxori si një figurë politike tepër provinciale, që vazhdon të mbahet në politikë me artifice si deputet e që në çdo qëndrim kritik ndaj socialistëve, nuk haron të mburrret se unë jam një kundërshtar i Berishës.
    Më ka rastisur të dëgjoj shqiptarë të rij intelektuale antikomunistë, që këta “baballarët” mediokër të medias e politikës, kur thirren në emisione debati, si drejtuesi i emisionit edhe këta “Lencët”, nuk ju lene fare mundësine as të hapin gojën e bile të ofendohen me stilin e Edi Ramës.
    Deri Preç Zogaj që për hirë të së vërtetës është sot ndër të paktët analistë që ju bie gjerave kokës ashtu sic janë, e ndonëse e heq veten si politikan i PD, duke ju përshtatur atmosferës mbytëse të studiove televizive pro socialiste, bën si bën e ju kujton të gjithëve se ka qenë një mbështetës i Ramës e kundërshtar i Berishës.
    Dëgjoj ca gazetare si Bushati që ndonëse po ju bie kokës marrëzive flagrante të Ramës, e bën si lopa qe pasi ka mbushur kovën me qumësht, me një shqelm e derdh gjithë qumeshtin, vetëm me nje frazë të vetme. “Rama po bëhet si Berisha”. Pra për te e keqja më e madhe ishin ata që përmbysen sistemin diktatorial enverist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *