• |
ide | kryesore

DENONCIMI/ Vajzat e LSI ngacmohen me komente seksiste në parlament

Lajme, Të fundit



Regjia e TVSH dhe kamerat e vendosura lart mbi sallën e parlamentit kanë kapur shpesh në objektiv pamje kur burrat e parlamentit shahen dhe grushtohen mes tyre në sallën e parlamentit, por një deklaratë e Nora Malajt, deputete e LSI, zbulon se situata është më e rëndë për vajzat e reja.

Ajo që nuk shihet është se deputetet femra të LSI-së bien vazhdimisht pre e ngacmimeve dhe komenteve me natyrë seksiste, sipas Malajt. Një denoncim i tillë nuk ishte bërë asnjëherë më parë në parlament, por deputetja e LSI tha se në këtë sallë nuk ka më asnjë etikë.

“Nëse do kishit dëgjuar sot se cfarë fyerjesh i bënë deputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar që ka mbaruar kodi i Etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist i parlamentit shqiptar” u shpreh Nora Malaj.

Deklarata u bë kur Nora Malaj, kishte në krah të saj dy vajza të reja deputete, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Të dyja deputetet u kthyen në personazhe të protestës së 18 dhjetorit për shkak të përplasjes brenda dhe jashtë parlamentit, por më parë nuk ishte bërë asnjë denoncim për komentet seksiste nga kolegët e tyre deputetë.



3 Comments

  1. qelbesirat qihen ne grup si rama,linda basha,delina fico e quqi.madje burrat e grat e tyre pastaj i bejn deputet,drejtore,leter higjenike etj.mjafon qe rames te jepet mjaftueshem ngjal e pall lalzi.

  2. Duke qene se Norra eshte safi hipokrite dhe mashtruese klasi,edhe e vertete te jete nuk te le skepticizmi ta besosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *