• |
ide | kryesore

Ekstradimi i Seitajt, PD publikon dokumentin që nxjerr bllof ministren e Drejtësisë

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, që deklaroi se nuk ka pasur dijeni për procedimin e Nazer Seitit, i cili u ekstradua në Itali pasi cilësohet si financieri i grupit ‘Habilaj’, vjen reagimi i deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Ky i fundit përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka publikuar një dokument që mban firmën e kancelarit të Gjykatës për Krime të Rënda, ku i është kthyer përgjigje Drejtorisë së Burgjeve në lidhje me kërkesën e tyre për informacion në lidhje me shtetasin Nezar Seiti.

Në këtë shkresë është përgjigja e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe shkruhet se ndaj Seitit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe është në hetim. Deputeti i PD-së thekson se Gjonaj jo vetëm që ka pasur dijeni nga institucionet e vartësisë, por dhe ka kërkuar informacion nëpërmjet drejtorisë se burgjeve ne zbatim edhe te: Neni 149 i Kodit të Procedurës Penale.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *