• |
ide | kryesore

Foto/ Aksident i rëndë në Shkodër, 22-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe gjen vdekjen e menjëhershme

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri. Automjeti tip Oprl Corsa me targë QAA 615 NP ka dalë nga rruga si shkak I shpejtësisë së madhe dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Sead Bajrami, Florian Çolaj 22 vjeç, nga Malësia e Madhe.

Mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit duke u rrotulluar disa herë në rrugë dhe më pas është përplasur me një pemë anash rrugës. Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti tejet i dëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *