• |
ide | kryesore

Gjermanët duhet të zgjedhin: Ose armët ose marijuanën 

Planet



Në Mynih, të gjithë ata që marrin marijuanë me recetë humbasin lejen e zotërimit të armëve të zjarrit. Ky vendim u mor nga një gjykatë në Mynih që vlerësoi se përdorimi i marijuanës mund të shkaktojë pakujdesi në përdorimin e armëve të zjarrit.

“Secili që zotëron armë duhet të jetë në gjendje t’i përdorë ato me kujdes” – ishte përfundimi i gjykatës.

Ky vendim krijon një rast precedent. Shumë gjermanë tani do të jenë të detyruar që të zgjedhin midis pranimit të trajtimit me kanabis mjekësor dhe zotërimit të një leje për armëmbajtje.

Ekspertët argumentojnë se nuk mund të garantohet shëndeti mendor i një personi që konsumon rregullisht kanabis.

Në mars 2017, qeveria gjermane e përjashtoi nga përndjekja penale përdorimin e kanabisit me recetë. U pranua përdorimi si një formë e trajtimit nga mjeku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *