• |
ide | kryesore

“Jeni të gjithë njësoj”, Basha përplaset live me Lubonjën dhe tregon me emra oligarkët

Lajme, Të fundit



Deklarata e Fatos Lubonjës se e gjithë kasta politike është njësoj shkaktoi debat në emisionin “Studio e Hapur”, mes tij dhe Lulzim Bashës.

Fatos Lubonja përshkroi një panoramë të zymtë lidhur me mënyrën si është katandisur Shqipëria vitet e fundit, që nga lulëzimi i trafikut të drogës, pushteti i oligarkëve e deri tek pastrimi i parave me ndërtimet.

Sipas Lubonjës, Basha nuk reagoi kur Rama e përballi me emrat e të ashtuquajturve oligarkë në parlament. Për të, kjo ndodhi pasi të njëjtët binzesmenë që po pasurohen sot në kurriz të popullit, merrnin koncesione, para publike dhe ndërtonin edhe gjatë qeverisë së shkuar.

Basha e kundërshtoi duke thënë se kriminelët nuk janë futur nga PD-ja në parlament dhe bashki. Kur filloi të përmendte me emra të dënuarit që Rama solli në pushtet, Lubonja ndërhyri duke kërkuar që Basha të flasë me emra për oligarkët.

Bashës iu sos durimi.

“Kemi folur dhe denoncuar me emra, Vilma Nushin për Check-upin, Beson e Taivanit për ARMO-n, Pand Carapulin që ka marrë OSHEE, Agron Papulin për makinat e Policisë dhe qeverisë, ALBstarin me stadiumin, koncensionin e Rrugës së Arbrit me Rrok Gjokën, koncensionin e rrugës së kombit, iniceneratorët me Klodian Zoton, Suzerin që e ndalëm për hidrocentralin e Skavicës, aeroportin e Vlorës, për Alban Eftimin për atelier 4, të gjithë ne i kemi denoncuar. streha e fundit e një qeverie autokratike të lidhur me krimin është për të thënë që edhe këta të tjerët janë njësoj si ne dhe më vjen keq që njerëz që duan të mirën publike bien në këtë grancë. Kur ky solli kriminelët në luftuam për dekriminalizimin. Kur ky me oligarkët nisi skemat e kapjes së ekonomikës, bregdetin, naftës, infrastrukturës, koncensioneve.” –  u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

©LAPSI.AL 



3 Comments

    1. skerdi ik ti shko pastro bythen e brigades se kriminelve se ke shum pun,se pari dy a tre vllezreve frroku,luiza e aleksander xhuvani,ke nja 4 a pes ndok,sadri abazin,fidel kastro yllin,nja dy a tre prenga,doshin,artur bushin,qefalin,paulin sterk mutin,pjerdh e dhin ndreun,balilin,tre a 4 habilaj,ruqin me te bir,xhafen me te vellan o i mjer.nuk del as nji terrabit per e ti permendur te gjith,pra ke pun deri ne vdekje duk lepir byth komunistesh e kriminelesh.

      1. Kam nje fare pershtypje se ti “ari” je socialist qe shkruan keshtu per tu tall me demokratet, se nuk ka njeri qe shkruan kaq k**lliqe duke i besuar vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *