• |
ide | kryesore

Mania e Paris Hilton për të qenë si Kim Kardashian

Paparazzi, Slider



Ka kaq shumë femra që duan t’i ngjajnë Kim Kardashian, sa e kopjojnë atë në çdo detaj, flokët, makijazhi, veshjet. Por së fundi, disa foto të publikuara nga Kim në Instagram, i kanë habitur të gjithë fansat.

Kanye West me sa duket ka bërë audicione për të gjetur sozitë e bashkëshortes dhe për t’i veshur njësoj si ajo. Kujt do t’ia priste mendja se një nga këto vajza të veshura dhe të grimuara si Kim, do të ishte edhe vetë punëdhënësja e dikurshme e saj, Paris Hilton.

Kjo e fundit u shfaq me të njëjtën ngjyrë flokësh si Kim dhe sigurisht me veshjet Yeezy Season 6, duke u bërë pjesë e fushatës publicitare të markës së reperit.

Edhe pse 12 cm më e gjatë se 37-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, miliarderja 36-vjeçare Paris Hilton e imitoi aq mirë Kim-in duke u veshur njësoj si ajo për fotot e reklamës që u xhirua në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *