• |
ide | kryesore

Ministri britanik mbërrin 2 minuta me vonesë në sallë: Më vjen turp, jap dorëheqjen

Pikante



Dy minuta vonesë ishin të mjaftueshme që ministri britanik i Departamentit të Zhvillimit Ndërkombëtar të japë dorëheqjen. Ndoshta do t’ju duket e habitshme por Lord Michael Bates ka mbërritur 2 minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve dhe kjo gjë i është dukur shumë e turpshme duke dhënë kështu dorëheqjen.

Ministri nuk kishte arritur në kohë dhe nuk ndoghej në sallë kur opozita kishte bërë një pyetje në drejtim të tij. Në momentin që mori fjalën ai i është drejtuar kryetares së Dhomës së Lordëve, Ruth Lister, të cilës i ka kërkuar falje për vonesën dhe ka dhënë menjëherë dorëheqjen.

“Ju kërkoj falje që u tregova i paedukatë dhe nuk isha në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes. Në pese vjet për mua ka qenë privilegj t’iu përgjigjem pyetjeve në emër të qeverisë. Unë gjithmonë kam besuar se duhet të ngremë nivelin e mirësjelljes dhe respektin për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Më vjen turp që nuk isha në vendin tim për t’u përgjigjur dhe për këtë arsye i ofroj Kryeministres dorëheqjen menjëherë. Dorëheqja e ministrit u refuzua nga një kor i njëzëshëm një sallë që janë thanë të gjithë. ‘Jo’. Gjithashtu edhe Kryeministja Tereza Theresa May nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministrit.



2 Comments

  1. ky eshte nje sponcorizim por jo edukat, sepse edukata eshte e qendrueshme ,sikur te kishin pasur edukat te paret e tyre dhe keta qe jan tani ne pushtet shqiperin nuk do ta kishin coptuar ne pes shtete ,por do ta kishindihmuar po ashtu ne mos ato keto ulleheqes te pakten ,do kishin kerkuar ndjese publike per coptimin etnik dhe do kishin cilsesuar coptimin etnik shqiptare te para 1 shekulli si gabim i mall njerzore dhe nje pergjegjsi morale per ta vene ne vend te drejten dinjitetin e kombit shqiptare njekohesisht me ndima dhe gratis zhvillimi si kompesim i demeve dhe ekstremit ku kan hellur kombin shqiptare ,kjo eshte edukata ndergjegja pastert si kryefjala suksesit e pastaj do u ishte mbyllur goja grekerve per ceshtjen came do ta kishin pranuar me nje kembe,apo me e pakta nga te gjitha paisjen e migranteve shqiptare qe ndollen ne angli ilegalisht per nje cope buk ,me dokumente te rregullta por i mbajne ilegalisht ,keto dhe shum te tjera jane treguesit e edukates moralit mirnjohjes vlerave treguesit e suksesit dobis edukata dhe vlerat shprehen ne menyre te barabarte ,brenda dhe jashte ne menyre te ndersjellte,jo selektive ,kjo eshte politik interesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *