• |
ide | kryesore

Përplasjet e gazetarëve/ Kush po lufton për natën e së enjtes?

Kryesore, Lajme



Bashkë me kalimin e emisionit të saj “Studio e hapur”, në mbrëjen e së enjtes gazetarja Eni Vasili ka ndezur një polemikë të fortë duke i akuzuar përtej etikës profesionale rivalët e së njëjtës orë. Megjithëse shumëkush mund t’a marrë prononcimin e saj të ashpër si një provokim për të tërhequr vëmendjen drejt konkurimit në një tokë të minuar ku konkurenca është e parrezistueshe dhe si promovim i emisionit ku Lulzim Basha do të vihet përballë analistit të njohur Fatos Lubonja, ai është gjithashtu edhe një përpjekje për të profilizuar një individualitet të ndryshëm. Në shkrimin e saj në “Panorama” Eni Vasili mundohej të theksonte se ishte e vetmja femër në sfidën e së enjtes, por se ndryshe nga kolegët e saj nuk bënte pakte me politikën. “E enjtja ime është mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e rradhës me pushtetin” shruajti ajo.

Emisioni i Vasilit është i pesti që do të konkurojë brenda së njëjtës ditë dhe së njëjtës orë në një sfidë që ka ndryshuar vetëm në pak javë. Në fillim të këtij sezoni një emision i ri ai i Artur Zhejit startoi në Ora Nevs. Në javën e parë të këtij viti, Sokol Balla la pas gati një dekadë e gjysëm në Top Channel dhe u spostua në Vizion Plus. Në startin e transformimit nga Top Story në Real Story Balla i komunikoi publikut se ai nuk bënte një spektakël që tërhiqej nga audienca dhe nga prodhimi i titujve për portalet e shumta, por tentonte të tregonte realitetin.

Vendin e tij në Top Channel, e okupoi menjëher Ylli Rakipi me markën e tij të pandryshuar “Të Paekspozuarit”. Edhe Rakipi në startin e emisionit të parë në Top bëri një përkufizim të asaj që mëtonte t’i përcillte shikuesit. “Qëllimi i këtij programi nuk është debatimi dhe sherrnaja për të bërë zhurmë pa nxjerrë asnjë konkluzion, por debati me qëllim zbardhjen dhe kthjellimin e një problemi” tha ai.  

Në fakt konkurenca e së enjtes mbrëma që tani ka futur në luftë edhe dy kompanitë e matjes së audiencës, Abacus dhe Telemetriks që i ofrojnë publikut krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, është një rendje për të thyer monopolin e dikurshëm të Blendi Fevziut që 20 vite më parë e kishte monopolizuar i vetëm natën e së enjtes. Që kur drejtuesi i sotëm i “Opinion” filloi “E djela Debat” në verën e vitit 1997 në TVSH, konkurenca nuk ka njohur pushim. Vetë Fevziu në një prononcim pak ditë më parë për gazetën Panorama i sfidoi keq rivalët e tij duke thënë: “Të enjteve ajo që më shqetëson është një telenovelë turke e Klan Plus”. Më pas ai vazhdoi: “Në tregun e përgjithshëm mediatik shqiptar, “Opinion” është emisioni më i konkurruar. Unë kam nisur ditën e enjte, 20 vjet më parë dhe që nga ajo kohë kanë ardhur të enjten, edhe 5 emisione të tjera. Apo më shumë. Asnjë emision tjetër, i çdo dite të javës, në mëngjes apo në mbrëmje, i çdo zhanri, nuk ka një konkurrencë të tillë. Madje, as telenovelat. As lajmet. As muzika e as humori. Çdo televizion që nis, ose që do të rritet, tenton të sfidojë audiencën e “Opinion”, duke e konsideruar emision influent”.

Dhe për të kapur këtë influencë dhe audiencë me sa duket po përdoret çdo mjet: truket gazetareske, kompaitë e matjes së audiencës dhe tani ë fundi edhe vetë sulmet personale që drejtuesit e emisioneve të së enjtes i bëjnë kolegëve të tyre rivalë.

©Lapsi.al 



8 Comments

  1. njeri me pleher se tjetri por jo si mutet nano,baze,mingjozi,anila basha,iljazaj,vangjeli,rudin gjungla,bushati,lubonja etj.

  2. Nuk po konkurrojne emisionet por PS-PD-LSI me emisionet e tyre perkatese i kane hapur lufte Fevzos. Ketij te fundit i lumte palla se nuk shkon me duar ne xhepa ne emision si Kol Skype and co.
    Gjobaxhi gjobaxhi, por edhe Rakipi po ben emisione te mira, por per dreq bashke me Zhejin sju del leku legenave se i lene ne te kuqe ete zeze .
    Hajt shnet

  3. Me seriozi,eshte Ylli Rakipi,i cili megjithese bashkepunon me dy “kaseta manjetofoni,qe po ne nje vrime i bien fyelit,njeri (Lubonja),komunist ne origjine,por i denuar se kundershtonte origjinen e vet,eshte perseri kunder oligarkeve,duke i futur te gjithe ne nje thes,sic i intereson atij (kupto si e paguajne),tjetri Bushati,komunist bastard,qe as nuk e njeh akoma se c’eshte komunizmi,por nuk pranon te njohe as demokracine,ndjek te ndjerin Stefani,cdo problemi,i referohet Berishes (megjithese ky i fundit,ka pese vjet qe eshte thjesht deputet).Pra Ylli, i permban ata dhe i fut ne hulline e temes,pa aksese.Edhe “Arena” eshte profesionalisht lart dhe fton persona me integritet.Pamvaresisht nga e kaluara ,ai do te jete nga nga gazetaret sfidues. Te tjeret,pothuaj jane aty-aty,krijojne vete kushte per rremuje,dhe e pelqejne ate,bile edhe e nxisin ate.Blendi,shume llafazan,shpesh i padurueshem (e meriton imitimin qe i ben Portokallia),ben pyetje, rrrjesht,por nderpret te ftuari,pa e lene te perfundoje mendimin,i ben pyetje tjeter.Zheji,kerkon te beje “profesorin”,edhe konkluzionin e ben sipas mendimit te vet.Kot qe i ka ftuar,te tjeret,per opinion.Ne 360 grade,flasin te gjithe ne nje kohe (sepse edhe te ftuarit jane zgjedhur,vetem qe te grinden e jo te japin mendime,shpesh nuk merret vesh se c’ndodh ne te,Dhe kjo i pelqen Zhejit,sepse edhe kur ja kane bere te ditur,miq te tij,ai i ka perfolur verejtjet e tyre.Balla,ka qene dhe do mbetet kontrapedal.Eni Vasili,e beri vete CV e saj,ne debatin e fundit me Bashen.Eshte kot fare (por si puna e dhise se zgjebosur),Ne emisionet e saj,nuk trajton problemin,por tendencioze,per te ngitur,ku nuk e meriton,ose ta uli deri ne diskreditim,te ftuarin,qe eshte ftuar qellimisht.Nuk kam mundur ta shikoj,deri ne fund ,asnje emision te saj.Edhe ne teater,aktoret nuk bejne te atilla levizje ,deri sa i ftuari tja kujtoje te ule duart.Lexohet qe ne fillim,tendenca e saj,natyrisht edhe preferenca (perpara dikujt tregohet e matur dhe shkrihet gati ne ex….,ndersa ne shumicen e rasteve, ben si laraske.Publiku,jo gjithmone pelqen gallaten dhe ndjekja duhet pare edhe se kush te ndjek.Komentuesit qe shpesh levdojne,vend-e pa vend Ramen,natyrisht,do ndjekin Enin,Zhejin,Blendin,ndofta edhe Ballen,por mbare shqiptaret,do te ndjekin emisionet serioze,dhe me kuptim e pa tendenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *