• |
ide | kryesore

Rama përballë Zaganit, gazetarët gjermanë reportazh për mafian e kanabisit (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një reportazh i transmetuar në televizionin gjerman Arte Tv për trafikun e kanabisit në Shqipëri ka sjell përmes dëshmive një panoramë të situatës së kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe trafikimit drejt Italisë.

Gazetarët e huaj sjellin dëshmi nga banorët e Lazaratit, që tregojnë se kanabisit nxitej dhe kontrollohej nga politika dhe sesi ky fenomen u përhap në të gjithë Shqipërinë.

Ata kanë arritur të gjejnë edhe dëshminë e një prej kultivuesve të drogës që flet nga parcelat dhe thotë se me 100 rrënjë kanabis shpreson të fitojë gati 100 mijë euro.

Interesante në reportazh është vendosja bashkë e Edi Ramës dhe Dritan Zaganit. Ndërsa kryeministri flet për përpjekjet për ta luftuar drogën, ish shefi i Antidrogës, Dritan Zagani tregon se si shteti u bashkua me mafien duke i vënë në rrezik jetën e fëmijëve të tij.

Reportazhin mund ta ndiqnin në videon më poshtë:

 



1 Comment

  1. Bukur, banoret e Lazaratit deshmojne se kultivimi i kanabisit nxitej dhe kontrollohej nga politika. Kjo le te kuptohet se politika qe njekohesisht perfaqson shtetin ka pjesen e saj ne kete biznes.
    Dihet qe Lazarati lulezoi ne shtetin dhe politiken e Sali Berishes i cili ka deklaruar se mos ndalimi i kultivimit te kanabisit ne Lazarat ka qene nje vendim politik i tij.
    Pastaj se ku le zagari tashme eshte nje perralle e vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *