• |
ide | kryesore

20 mijë dollarë për të shkuar në SHBA, shkatërrohet banda italo-shqiptare 

Lajme



Një 37-vjeçar shqiptar dhe dy italianë u arrestuan në Peruxhia pasi trafikonin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptari siguronte pasaportat, të cilat rezultojnë të vjedhura apo të falsifikuara. Ky grup kriminal kishte disa baza logjistike në Shqipëri.

Ky grup trafiku ishte i shtrirë në tre vende, Shqipëri, Itali e SHBA. Grupi paguhej 20 mijë dollarë për person.

Në fillim pagusheshin 10 mijë dollarë pasi merreshin pasaportat false dhe biletat e avionit, ndërsa pjesa tjetër pas mbërritjes në SHBA, Kanada apo edhe Britani të Madhe.

Autoritetet italiane kanë vërtetuar se në territorin amerikan kanë hyrë 36 shqiptarë me pasaporta false falë këtij grupi.

Që prej vitit 2013 me anë të një agjencie turistike në pronësi të shtetasve italianë, ata organizonin udhëtime të shtetasve shqiptarë drejt Amerikës, Kanadasë e Britanisë së Madhe. Disa herë pagesa kryhej me këste e në raste vonese kërcënoheshin me dhunë familjarët e personave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *