• |
ide | kryesore

Analiza/A po fillon me Shkëlzen Berishën një gjueti shtrigash?

Kryesore, Lajme



Fillimi i këtij viti kishte paralajmëruar rezultatet e para të Reformës në Drejtësi, fundin e pandëshkueshmërisë dhe goditjen e ‘peshqve të mëdhenj’. Në fakt për hir të së vërtetës disa lëvizje ka pasur. Për herë të parë që pas Gërdecit dhe aferë së CEZ, më në fund prokuroria ka “guxuar” të marrë në pyetje Shkëlzen Berishën, gjë që organi i akuzës nuk kish pasur këllqe ta bënte kurrë për sa kohë i ati i tij ishte në pushtet. Po në të njëjtën ditë prangat janë vënë edhe mbi duart e dy drejtorëve të rrugëve, njërit prej sektorëve më abuzivë sidomos gjatë qeverisjes së demokratëve. Andi Toma, (ne foto djathtas) ish-drejtori i Drejtorisë së Rrugëve për periudhën 2009-2013 dhe pasardhësi i tij në krye të ARRSH-së për vitet 2013-2017, Dashamir Xhika (ne foto majtas) kanë përfunduar në burg së bashku me 5 persona të tjerë që do të ndiqen penalisht. Por ajo që bie në sy është se thirrja nga prokuroria e të birit të Berishës përpara se të ndodhte u paralajmërua nga kreu i grupit socialist Taulant Balla, ndërsa dy të arrestuarit janë njëri nga PD dhe tjetri nga LSI-a.

Pasi sheh këto “fakte rastësore” ngrihet pyetja. Natyrisht që një drejtësi e vërtetë duhet të godasë pa dallim edhe krimet e pandëshkuara të së djeshmes si Gërdeci, privatizimi i dështuar i CEZ-it apo abuzimet marramendëse që janë bërë me rrugët, por a mos vallë do të qe më e besueshme nëse ajo e niste punën e saj nga krimet e të sotmes, nga përgjegjësit për kanabisin, koncesionet apo vdekjen e Ardit Gjoklajt. A ka më shumë peshë një drejtësi e pavarur dhe a bëhet ajo më e besueshme kur heton mbi ata që janë në pushtet?

Kjo pyetje bëhet edhe më flagrante kur në të njëtën kohë njerëzit që janë të lidhur me dosjen ‘Habilaj  – Tahiri’, ose lirohen nga burgu, ose ekstradohen jashtë Shqipërisë.

Vetë kontrasti mes këtyre dy konstatimeve ngre një alarm të madh: atë të përdorimit të drejtësië.

Deri më sot republika dy lloje të ndryshme të dështimit të pushtetit të drjtesisë. I pari është ai i viteve 1992- 2000, kur sidomos Berisha por edhe socialistët e përdorën atë për të goditur kundërshtarët e tyre politikë. Më pas në shekullin e ri drejtësia e hoqi qafe zgjedhën e politikës, por në vend që të bëhej një kundërpushtet i pavarur, ajo ra në pozicionin komod të pandëshkueshmërisë të të gjitha palëve politike.

Për të prishur këtë traditë që ia kishte sjellë shqiptarëve në majë të hundës, u iniciua edhe reforma në drejtësi.

Por mënyra se si po tenton të zbatohet ajo, mënyra se si u kap nga shumica politike Prokuroria dhe se nga po e fillon punën kjo e fundit, ngre një shqetësim të madh. Rikthimin e drejtësisë në kohën e Berishës së parë, kur ajo përdorej si kamzhik për të goditur kundërshtarët politikë.

Dhe nëse vazhdohet në këtë rrugë, sikurse duken shenjat e para, shumë shpejt do të detyrohemi të kujtojmë me nostalgji kohën e pandëshkueshmërisë, që aq shumë na e anatemuan Lu dhe Vlahutin. Sepse mes dy të këqiave ajo është gjithsesi ku e ku më e mirë sesa përdorimi i drejtësisë vetëm nga njëra palë.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. o bushat kjo nuk mund te quhet drejtesi e njeanshme ,sepse te fillosh te besh “drejtesi” me shkelzenin qe nuk ka patur asnjelloje lidhje me pushtetin dhe te ekuivalentosh me ate pak drejtesi qe filloj te behej mbas viteve 90 me ata gjyqtare te rregjimit komunist eshte si nata me diten .kjo nuk eshte drejtesi e njeaneshme po kjo eshte drejtesia e klyshve te hysni kapos ,spiro kolekes ,kristaq rames ,fatmire xhafes e ish rregjimit enverist qe arrestonte kundeshtaret me gjyqe politike,por mos ki merak se do te vije edhe dita e ju kelyshve te bllokut shume shpejte sepse po e pershpejtoni me duaret tuaja,

  2. Shkelzeni eshte i perlyer deri ne gryke me shkaterimin e shqiperise edhe qe ai ka gisht ne cez kete e di edhe nje femij, edhe kjo do sqarohet kur te dain para drejtesise ceku me ate sekserin kosovare

      1. Genti sdegjoj Taulantin por juve jane eresuar syte nuk doni te shikoni tradhetine qe keta i kane bere shqiperise, edhe sa per pallen po ke ndonje te mire nga mosha 14-50 vjec ma dergo se e mere veshe me vone

        1. Korrupsioni, krimet, droga , vrasjet dhe cdo gje tjeter luftohen me drejtesi te pavarur dhe jo me drejtesi te kapur nga pushteti. Nuk te akuzova qe nuk te funksionon palla, por keshilla ishte mos ta perdorje dhe per te menduar

  3. Nese Shkelzen Berisha, dhe rrjedhimisht edhe babi i tij, Sali Berisha, nuk nenshtrohen nga drejtesia te paret, asnje Shqiptare nuk do kete besim se drejtesia me ne fund po vjen ne Shqiperi. Ata te paret te hetohen nga prokurore te zote qe nxjerrin te verteten ne drite, sido te jete ajo, pastaj le te hetohen dhe te pastrojne emrin te gjithe politikanet dhe “biznesmenet” e tjere. Por qe te hetohet Berisha, ose me sakte, gjithe Berishet eshte kusht i patjetersueshem per kthimin e besimit te publikut te drejtesia. Le te dalin, dhe uroj qe te dalin te pafajshem, por ti nxjerre drejtesia, me tranparence te plote, te tille.

    1. Berishet te hetohen por jovetem ata. Sepse po shohim vellain e Rames qe kalon kufirin me makinen e trafikanteve te droges dhe nuk e therret njeri. Po shohim qe po bejne namin me koncesione dhe nuk po hetohet njeri. Per CEZ duhet thirr i pari Rama pse nuk shkoi ne arbitrazh por pranoi te paguante. Lista e zullumeve eshte shume shume e gjate dhe deri tani po shohim vetem lufte politike nderkohe qe tahirin e lane te lire, shoferin ja nxorren nga burgu dhe deshmitarin ja ekstraduan. Kjo lloj drejtesie eshte forma me e keqe e drejtesise sepse fillon me kundershtaret politike dhe me vone do e shohesh qe do vazhdoje me qytetaret duke mos i mbrojtur ata nga arbitrariteti i pushtetit.

  4. Ne qofte se Shkelqeni,qenka peshk i madh,si do t’i quaje te tjeret Lu-ja dhe e dashura e tij Flaut-hini?Lapsi,po i hap rrugen,drejtesise qe do beje PPP e Rames,qe cfaredo qe te ndodhi,mileti te mos jete i pa pergatitur.Ky veprim eshte normal,per Bushatin,por nuk e kuptoj qendrimin e Shkullakut!

  5. Ky popull ka nevoje jetike te besoj se ne kete vend duhet te kete drejtesi. Le te shpresojme e uroj se do kete procese te drejta e ligjore. Askush nuk eshte i paprekshem e imun nga shkeljet ligjore.

  6. Bushati gjoja kritikoi Bashen per Lubonjen por tani shan Ramen per te mbrojtur Berishen! Prit Bushat! Mund te vije edhe radha tende! Do ta nxjere berisha me Zenin se me cfare paraje je paguar! Me para gjaku! Si i ke fshehur te ardhurat? Me se e ke ndertuar shtepine ne Golem! Parate nga Blendi dhe Ylli! Do te dalin te gjitha! Frika eshte e madhe Bushat!

    1. Ja ka ndertuar sipermarresi se nje garsoniere ka ne Golem nuk ka vile! Apo futja kot se qenke dora vete(d.v)!

  7. Keni 25 vjet-BERISHA, BERISHA, kaqe te pa gdhendur e sulmues me metoda komunistesh?Lufta ndaj tij lidhet me humbjet e vazhdueshme qe u ka bere ketyre maskarenjeve komuniste, eprap qendron mbi realitetinnnne ndergjegjes se tij politike. Pabesia e kelysheve komuniste qe kane vjedhur e rrembyer tere pasurite kombetare nuk paska kufi,. Sa here ju ka thene – ejani mua ketu me keni,,,, por mafia e kuqeqe ka rrembyer tere shqiperine therret si puna e vjedhesit qe therriste ;; KAPENI HAJDUTIN;;

  8. E para e punës, Bushatët duhet të heqin dorë nga propoganda enveriste se Berisha paskej sulmuar pa të drejtë “kundërshtarët politike”.
    Në fillim vitet 90-të u shporr nga Shqipëria sistemi diktatorial kriminal enverist. Kriminelet e diktaturës nuk ishin thjeshtë “politikanë” që po ju binte kot më qafë Berisha vetëm për “mendimin e tyre ndryshe”, por ishin kriminelë me duartë të lyer me gjakun e mijra shqiptarëve të pafajshëm, “faji” i vetëm i të cilëve konsiderohej mendimi ndryshe.
    Në fakt ështe e kundërta e asaj që thotë Bushati.
    Berisha dhe forcat demokratike që erdhën në pushtet pas diktaturës enveriste, ndonëse plotësisht me të drejtë i demaskuan publikisht krimet e diktaturës, nuk patën asnjë mundësi reale që këta kriminelë si në çdo vend ish diktatorial, ti vinin para drejtësisë apo sëpaku t’jua a hiqnin të drejtën e të marrurit me politikë.
    Përse ndryshe nga vëndet e tjera europiane që patën përjetuar diktaturat naziste apo komuniste, kriminelët e diktaturës nuk u ndëshkuan nga drejtësia ?
    Për faktin e thjeshtë se diktatura enveriste ishte më e egra në llojin e saj. Ajo ngeli në modelin stalinist deri në vitin 1991. Në Shqipëri diktatori Hoxha kishte eleminuar çdo forme të disidencës së organizuar antikomuniste.
    1990-ta e gjeti Shqipërinë me një drejtësi totalisht të kompromentuar e bashkëpunuese ne krimet politike.
    Qeveria demokratike me Berishën, arriti vërtetë që të çojë para drejtësisë, Ramizin, të vene e diktatorit e krerët e tjerë të Bllokut, po kush do ti hetonin këta kriminelë ?
    Dihet se gjatë diktaturës, në mënyre selektive të drejtën e studimit për drejtësi e mernin vetëm bij familjesh të lidhura me PPSH. Pra armata e drejtësisë komuniste e 1991-shit, ishte e tëra avokate e krimeve të diktaturës, ose më saktë e thënë, ishin avokatë të vetvetes.
    A mund të pritej që ndonje jurist “konstitucionalist” si Abdiu, që kishtë dhënë vendimin si gjykatës që poeti Avni Nezaj të varej vetëm për mendimin ndryshe, të dilte e të kërkonte dënimin e vetes ?
    E cfarë mund të bënte Berisha e qeveria demokratike me vendimet qesharake të gjykatësve komunistë që dënuan Nexhmijen vetëm se paskej pirë më shumë kafe se shiptarët e tjerë, kur me dokumenta është provuar se ajo ka qenë bashkëautore me Enverin në vrasjet politike ?
    Për fat të keq, edhe perëndimi duke mos e njohur Shqipërinë tërësisht të izoluar, në mënyre burokratike e formale, këmborën e drejtësisë në Shqipëri ja besonin juristëve komunistë shqiptarë.
    Pak a shumë e njëjta gje që po ndodh edhe sot pas 27 viteve.
    Reforma në drejtësi nga disa dipllomatë të dyshimtë po i besohet ish hetuesve të sigurimit apo ish ministrit të fundit të sigurimit famëkeq enverist e po aq më keq një piktori mediokër produkt biollogjik i BLLOK-ut të PPSH.
    Luftë politike midis së majtës e të djathtës ka pasur e do të ketë në vendet me sistem demokratik pluralist.
    Po ç’farë mallkimi paskesh pasur ky popull martir i vuajtur, që segmente të “se majtës” perëndimore, quajnë si “aleatë” të tyre, këlyshët e kriminelëve të diktaturës enveriste shqiptare ?

  9. Vini re se me cfarë djallëzie luhet me “analizat” politike.
    Kur lexon titullin e këtij shkrimi, : “A mos po fillon me Shkëlzen Berishen gjuetia e shtrigave”, të krijohet përshtypja se autori është vërtetë “i shqetësuar” për këtë dukuri.
    Por duke lexuar më poshtë shkrimin, mjafton “konstatimi” se sa ishte në pushtet Berisha, nuk guxonte asnjë që ti binte në qafë Shkëlzenit e mer vesh menjëherë se ku bie çekani.
    Aludimi është tepër kjartë i lexueshëm.
    Të gjitha të këqijat Shqipërisë i paskeshin ardhur nga ……Shkëlzeni, që kishte për mburojë babain e tij Saliun.
    Le ti kthehemi historisë së përgojimit të djalit të ish kryeministrit.
    Është lehtësisht e verifikueshme nëse ju referohemi mediave të kohës kur ndodhi aksidenti tragjik i Gërdecit, se i pari që sajoi legjendën katundareske se Berishës i paskej ikur fiqiri dhe i vuri fitilin qeverisë së tij duke hedhur në erë Gërdecin, ka qenë Mero Gëlbaza. U hetuan rrethanat që sollën ate aksident tragjik e gjykatat ndëshkuan personat që kishin përgjegjësi në mungesën e kontrollit të sigurisë.
    Pasi u vërtetua se aksidenti ishte si pasojë e pakujdesisë së një punonjësi që i vuri zjarrin barutit të hedhur pa kujdes në tokë, e që flaka e tij shkoi dhe në depot e lëndëve të fuqishme plasëse, soji i Gëlbazës sajoi një tjetër histori që nuk kishte të bënte pothuajse fare me aksidentin. Me tregëtinë e armëve qe e bën çdo shtet në botë.
    Ishte po Mero Gëlbaza qe sajoi gënjeshtrën që nuk u vërtetua asnjëhere, se paskej qenë Shkëlzeni ai që drejtonte tregëtinë shtetërore të armëve.
    Gënjeshtra kulmoi me akuzën idiote me të cilën vazhdohet akoma të abuzohet edhe sot nga ish spiunët e sigurimit, se Berisha paskej organizuar “vrasjen” e Trebickës.
    Llogjika normale e cilitdo që i punon truri normalisht, ta thotë se Berisha ishte më i pa interesuari që të “vritej” dëshmitari i vetëm që e kishte hedhur poshtë gënjeshtrën e Gëlbazes, se Shkëlzeni ishte përzjerë në ate histori.
    Duke qenë vetë pjestar i një grupi të tregëtimit të armëve sëbashku me një tregëtar amerikan të licensuar, ai pat deklaruar publikisht se nuk e ka parë asnjëhere Shkëlzenin që të marë pjesë në këtë histori.
    I vetmi “fakt” që muk mund të mohohet, është fakti se i biri i Berishës ka pasur mardhënie miqësore me ish ministrin e drejtësise, Aldo Bumçin.
    Po me kë duhej të kishte miqësi Shkëlzeni ? A mos me Edi drogën, Tualet Baltën, spurdhjakun Braçe apo me Gëlbazen ?
    Është skandaloze që akoma lehës politike e mediatikë përpiqen që të barazojnë aksidentin e Gërdecit që ndodhi në disa sekonda pakujdesie, me skandalin e kriminalizimit të legjislativit e ekzekutivit që solli Rama në shtetin shqiptar e që kulmoi me skandalin më të madh të historisë së këtij shteti. Kanabizimin e gjithë Shqipërise e trafikun gjigand të drogës që trafikonte Tahiri me “çunat e tij”.
    Edhe mund të mos ta bënim fajtor të drejtëpërdrejtë Ramën e ta quanim vetëm një kryeministër të pa aftë e leshko, që nuk diti që të përzgjedhe ekipin e tij partiak e qeverisës.
    Por kur sheh se ai po bën çmos për të shpëtuar nga drejtësia Tahirin e banditët e tij, këu nuk mund të bëhet më fjalë për paaftësi por për bashkëfajsi flagrante.

  10. ajo drejtesi duhet te nisi nga njera ane,,e nese denohen me prova pak me intereson se goditet vetem opozita.kane gabuar,do paguajn.do ven mend kush eshte ne pozite se nje dite sdo jene me atje.me mire asnje te denuar nga te dyja palet se pranoj dot.uroj denimet te jene me prova.por perceptimi eshte qe vilat e makinat e bukura sblihen dot me rroga.pse shkelzeni e jo olsi nuk i hyn njeriu ne pune.atyre te pakten qe skan lidhje me politiken.opozita te mesoj te japi alternativ,e figura te paperlyera,te pakonsumuara..me sal e me bash e gjith pushtetaret e djeshem nuk bind dot e ke krijuar iden se te kane vjedh,e ste besoj prap.duhet rotacion elitash.deri sa ta kuptoj opozita kete ju po na lini pa pa alternativ e po e gezojm ramen se sdim kujt tia japim voten.e keqja me e vogel thote populli.me e vogla a me e madhja eshte pune tjeter.po nuk ecet para me figura te konsumuara e qe nuk kane vlera.basha eshte vlere e djegur,shume i konsumuar.sala mbeshtetet vetem nga fanatiket e vet dhe delet e tij po nje te riu qe mendon nuk ka se si ta kete mbeshtetje se eshte dhe brez i vjeter..po me duket se ideja e opozites nuk eshte te vij ne pushtet e te japi alternativ po ta perdor fuqine e saj per te mbrojt veten.e duke qene se eshte e ber pis shume do haj dhe goditjet nen brez se rama eshte usta per ate pune.nuk behet opozite me kryemadhin si etalon i drejtesise,as me bashen.pse ka adash te ketyre ne pozite si ahmetaj olsra e gjiknurera nuk eshte motiv per te kerkuar pse mua dhe jo te tjeret.po se kuptuat kete e te shihni njeher veten ne pasqyr mos kerkoni meshir nga kundershtari kot.e gezofshi gjuetin e shtrigave mqs perfaqsoheni e na perfaqsoni me shtriga.

  11. Pije ate kafenë tënde o byrazer, ndash me sheqr e ndash të hidhur. Nuk t hyn kush në shijet tënde.
    Po mos i ngatëro shijet tënde për kafenë me drejtësinë.
    Në një vënd si Shqipëria ku nuk u dënuan asnjëherë krimet e diktaturës enveriste, doemos që do të lulëzojnë edhe krimet ordinere mafioze..
    Ta kesh parasysh edhe këshillën e urtë popullore.
    Kur ke ujkun përpara, mos kërko të gjesh gjurmët e tij se e ke të sigurte që do të të shqyej.
    Edhe fajet politike mund të maten me peshore, jo nga ato kandarët e matrapazëve që e dredhin me gisht, por me fakte e me shifra.
    Ka kusure opozita në politikën e saj ?
    Po more po ! Si nuk ka ?
    Faji i parë i saj është se nuk ishte në gjendje që ti fshinte nga defteri i politikanve emra të tillë si Gramoz Ruci apo Fatmir Xhafa, për të mos shkuar më tej tek mijra ish spiunë të sigurimit që përbejnë komtigjentin më të madh të militantëve socialistë.
    Që të përqafosh idetë e demokracisë e antikomunizmit, nuk do të thotë se jë i imunizuar nga korrupsioni, po dreqi e mori, nëse bëjme një llogari të thjeshtë edhe me gishta, sepse na del një pdist i korruptuar, përballë njëmijë socialistësh jo vetëm të korruptuar, por edhe të përzjere me krime edhe të se kaluarës edhe të sotshmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *