• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbardhet marrëveshja mes Fatmir Xhafajt dhe Arta Markut

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka firmosur një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Marrëveshja ka në thelb përfshirjen e prokurorisë dhe policisë në Task Forcën qendrore dhe rajonale që po ngrihet për luftën ndaj krimit.

Në marrëveshjen e siguruar nga lapsi.al theksohet se Prokuroria e Përgjithshme do të krijojë seksione të posaçme pranë Krimeve të Rënda dhe në prokuroritë e rretheve për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Personat që do të jenë pjesë e këtij seksioni do të kalojë më parë në verifikim nga SHISH, ILDKP dhe DSIK. Prokurorët do të caktohen brenda 5 ditëve, ndërsa do të bashkëpunojnë me operacionin ‘Forca e Ligjit’.

Ndërsa Ministria e Brendshme do të sigurojë mjediset, mjetet dhe personelin ndihmës për prokurorët. Ministria duhet të sigurojë automjetet, por edhe sigurinë për prokurorët dhe familjen e tyre. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar nga Marku që pas marrjes së detyrës.



2 Comments

  1. Tani moren fund krimi i organizuar, korrupsioni vjedhjet dhe cdo veper penale tjeter. Ky memorandumi per te luftuar krimin e organizuar do beje qe te arrestohen te gjithe kriminelet dhe te korruptuarit ne te gjithe BE-ne dhe jo vetem ne Shqiperi. Mungesa e keti memorandumi ka bere qe shume personazhe duke filluar nga policet e korruptuar dhe kriminelet profesioniste te jene ne kerkim dhe te mos arrestohen, por tani…. Me kujtohet nje episod nga Lufta e Dyte Boterore, kur Hitleri e pa qe nuk mund te bente asgje per te furnizuar armaten e Fon Paulusit ne Stalingrad, gradoi kete fundit duke e bere felmareshal, rezultati perfundimtar dihet nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *