• |
ide | kryesore

Kim  Cattrall: Sarah Jessica Parker e pasjellshme, prishi miqësinë

Paparazzi, Slider



Sarah Jessica Parker dhe Kim  Cattrall ishin dy prej aktoreve më të njohura të serialit hit, “Sex and the City”. Teksa të gjithë mendonim se të dyja ishin mikesha të ngushta, në një intervistë për britanikun Pierce Morgan, Cattrall u shpreh se ato nuk kanë qenë kurrë mikesha dhe Sarah duhet të jetë më e sjellshme me njerëzit që e rrethojnë Së fundmi, në një intervistë për “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, Parker ka folur për herë të parë për këtë “krisje” të miqësisë së të dyjave. “Të gjithë atë javë isha shumë e mërzitur”, – shprehet Jessica. “Ne nuk kemi patur një marrëdhënie të tillë, siç e përshkroi ajo. Unë mendoja se ne ishim mikesha të ngushta. Nisi si një marrëdhënie pune, por pastaj u bëmë shumë të afërta për vite me rradhë. Ne kishim një miqësi shumë të mirë me njëra tjetrën e për këtë fakt shpresoj që gjithçka të eklipsohet dhe të rikthehemi si më parë!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *