• |
ide | kryesore

LSI mbron Dashamir Xhikën, Monika Kryemadhi e quan “djalë serioz”

Lajme, Të fundit



Pak orë pas arrestimit, LSI ka mbrojtur Dashamir Xhikën, ish drejtorin e Autoritetit Rrugor, që akuzohet për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan.

Në emisionin Java në RTSH, Monika Kryemadhi deklaroi se arrestimi i Xhikës është politik dhe i organizuar nga mazhoranca.

“Arrestimi i djeshëm është një arrestim politik. Dashamir Xhika është kryetar i LSI në Elbasan. Ai është arrestuar nga një prokurore që e ka dosjen prej 3 vitesh, mbas 3 vjetëve, unë s’kam parë të mbahet një dosje 3 vite. Kjo do të thotë që ka bërë shantazh.
Presion politik që ushtron Taulant Balla me Qazim Sejdinin ndaj LSI-së në Elbasan. Akuzohet Dashamir Xhika për një tender të 2008-ës kur nuk kishte lidhje as me PS as me PD.
Dashamir Xhika është djalë shumë serioz, do përballet me drejtësinë e Edi Ramës dhe do ta fitojë. Do tu përgjigjet atyre që e kanë sajuar, sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai”, deklaroi Kryemadhi.

Prokuroria dyshon se Xhika dhe të arrestuarit e tjerë kanë shpërdoruar detyrën, apo kanë vjedhur gjatë tenderimit të rrugës Elbasan-Gjinar dhe rehabilitimit të këtij aksi rrugor.

Përveç Andi Tomës, ish-drejtor i përgjithshëm nga 2008 deri më 2013 dhe pasuesit të tij Dashamir Xhika, që e drejtoi autoritetin rrugor deri në vitin 2017, janë arrestuar edhe administratori i punimeve, Rexhep Tarba dhe dy adminiëstratorët e firmës që duhet të kishte kryer punimet, Kujtim Hysa dhe Agron Hysa.



7 Comments

  1. Shoqja mona ka shkume te drejte. Keta punonjesit e LSI shpk jane te gjithe shume shume serioze dhe te zellshem ne vjedhje e grabitje te parave te taksapaguesve. Ketu i jap plotesisht te drejte kesaj shoqes

  2. Per Dashamir Xhiken nuk ka tjeter drejtues per krahasim.Njeri me vlera i shkolluar jasht me medalje.Per hienat e politikes DASHI dhe te ngjashem si Ai jan rrezik.Dhe nje i paket qe doli po e njollosin.turp turp

    1. po se eshte “njeri me vlera dhe i shkolluar jashte me medalje” kerkon te behet drejtor ne shtet me max 600 mije lek rroge dhe jo ne privat qe mund te fitoje miliona. Nje njeri me keto vlera qe ti shkruan LSI-se as nuk do t’ia degjoje zerin jo me te behet drejtor i LSI, e imagjino ku, drejtorine e rrugeve, aty ku LSI dhe te gjitha partite kan bere namin duke vjedh. Po te ishte kaq parimor ky drejtori i LSI (e tmerrshme te mendosh qe nje i LSI eshte parimor) sot do ishim duke ecur neper autostrada apo max ne duke shkuar ne gjinar ne rruge te asfaltuar e me tabela sinjalizuese, por po ecin ne rruge balte qe skan pare ndonjehere asfalt. Demi qe ky tipi na shkakton te gjitheve ne (nje Zot e di se si e mbron) eshte jo vetem 5 milionet e vjedhura po dhe turizmi i munguar ne nje fshat si Gjinari, banoret e gjinarit qe duhet ende te kerkojne pune ne elbasan ku mund te kishin nje bujtine, restorant, kafene, pike shitjetesh per turistet etj etj. Kriminel dhe hajtud nuk eshte vetem ky tipi por je dhe ti qe e mbron

  3. Po mire mer ti qe e njeh a na thua dot, perse ky i shkolluari jashte nuk reagoi nga 2013 deri ne 2017 per te hequr nga vetja njollen e vjedhjes dhe te abuzimeve nga te tjeret perpara tij? Apo i Ka pelqy me e ly doren……

    1. Rasti konkret eshte jasht llumit dhe eshte i paster dhe nuk ka lejuar te komandohet nga politikanet anadollak.Un mendoj se ka punuar me fisnikeri.Edhe ju besoj ne pune apo ne familje luani rol pozitiv nuk ke perse mbane pergjegjsi per ceshtje qe nuk ju takon.Pra pa u perdorur si leter.Mua me te nuk me lidh gje por CV e tij eshte shum e lare.Llumi politik ndjen rrezik per figura te pastra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *