• |
ide | kryesore

Puth djalin në buzë, fansat i kthehen ashpër Tom Brady-t

Paparazzi, Slider



Legjenda e sportit Tom Brady është në qendër të titujve të mediave botërore dhe po përballet me kritika të mëdha pasi shkëmbeu një puthje në buzë me djalin e tij 11-vjeçar Jack në shfaqjen e tij në Facebook Tom vs.Time.
Çdo gjë filloi pas transmetimit të transmetimit të episodit “The Social Game” mbrëmjen e së martës. Në video shihet Jack që ecën në një dhomë ndërsa Tom po bënte masazh. Ai më pas i afrohet babait të tij puthen në buzë për 5 sekonda.
Por puthja nuk ishte mjaft e gjatë për Tom
“Kjo ishte si një çukitje,”-thotë ai në video duke e bërë djalin e tij që ta puthte përsëri për disa sekonda më shumë.
Jack pastaj fshin buzët me këmishën e tij dhe largohet.
Në dokumentarin në Facebook “Tom vs Time” Brady jep disa njohuri në jetën e tij të përditshme.
Por në mediat sociale skena është komentuar shumë ashpër pasi është fakt i vështirë për tu pranuar.Por kishte edhe komentuar të tjerë që e konsideruan një prind të dashur.
Jack është djali më i madh i Tomit nga një marrëdhënie e mëparshme me aktoren Bridget Moynahan. Ai ka dy fëmijë të tjerë, Benjamin, 8 vjeç dhe Vivian, 5 vjeç, me modelen Gisele Bundchen.
Lojtari NFL, i cili do të luajë me The Patriots në Super Bowl LII të dielën, nuk ka dhënë një përgjigje ndaj kritikave

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *