• |
ide | kryesore

Shpërthehet me lëndë eksplozive gjatë natës një makinë në Vlorë

Lajme, Të fundit



Një makinë është hedhur në erë me eksploziv mbrëmjen e djeshme në fshatin Kaninë. Makina tip ‘Benz’ në pronësi të Ilirjan Yzeirajt është shpërthyer me eksploziv gjatë natës. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së Ilirjan Yzeirajt, ndërsa është dëmtuar pothuajse plotësisht nga shpërthimi i fuqishëm.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Pronari i mjetit është marrë në pyetje në lidhje me konfliktet që mund të ketë pasur kohët e fundit. Deri tani nuk ka ende një pistë konkrete hetimi për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *