• |
ide | kryesore

Të gjitha replikat Duka – Fino/ Ke zgjedhur kampionët! Gangsterët e tu më bëjnë presion!

F1, Sport



Gara për kreun e FSHF ka hyrë në fazën më të nxehtë, e teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga dita e votimit, dy kandidatët janë përballur në Top Channel, ku kanë shpalosur idetë e tyre gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, por beteja më e madhe e tyre duke se është pastërtia në kampionat shqiptar.
Sfidanti Bashkim Fino akuzoi Dukën se po paracakton kampionët në Shqipëri dhe premtoi se do të rikthejë transparencën dhe besueshmërinë në futbollin shqiptar.

“Nuk do ketë asnjë ekip të privilegjuar në presidencën time. Futbolli shqiptar ka nevojë për një ndryshim. Nevojitet ndryshim drastik në mënyrën e drejtimit menaxherial të FSHF. Ka ardhur koha për një ndryshim për të rikthyer besimin tek kampionati shqiptar. Njerëzit e cilësojnë futbollin tonë si të paracaktuar” – u shpreh Fino.

Por, e menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e kreut aktual të FSHF-së, që mohoi akuzat dhe vuri në dukje se Fino vjen nga një fushë e papastër.

“Bashkim Finon e konsideroj si një sfidant që ka dëshirë të bëjë më mirë për një institucion. Rikandidmi im vjen në një moment mjaft të mirë të FSHF. Ka qenë një institucion thuajse inekzistent. Kemi bërë shumë gjatë kësaj periudhe, kemi bërë edhe gabime, por kemi pasur më shumë suksese. Suksese në garat brenda vendin, madje kemi arritur shumë edhe në arenën ndërkombëtare”, – deklaroi Armand Duka.

A vjen Fino si një kandidaturë e mbështetur nga politika dhe nga kryeministri Rama? Vetë Fino e mohoi këtë gjë.

“Integriteti im nuk është në atë nivel që unë të marrë leje për atë që duhet të kandidoj. Kam dhënë dorëheqje si sekretar i përgjithshëm. Doja të kisha kohë të mjaftueshme. Nuk kam pyetur fare zotin Rama nëse duhet të kandidoj për kryetar të FSHF. Kam kandiduar me dëshirën dhe koshiencën time”, – u shpreh Bashkim Fino.

Por për Armand Dukën mosdorëzimi i mandatit të deputetit nga Bashkim Fino nuk është i drejtë, për dy arsye.

“Nuk mund ta mohoj të drejtën e Finos për të qenë kandidat. Ka plot raste, si në Rusi ku Presidenti i Federatës është edhe zv/kryeministër. Por nuk e konsideroj të drejtë veprimin e mosdhënies së dorëheqjes nga mandati i deputetit. E para se pse nuk është e drejtë ndaj atyre që do u kërkojë votën. E dyta: në një garë hyn me idenë për të fituar, e nëse mendon që ta mbash mandatin për të vazhduar si deputet nëse humbet, ke hyrë në garë për të humbur”,- u shpreh Duka.

Ndërhyrje të politikës në FSHF? Dujka thotë se u ka bërë rezistencë të gjithëve nga Berisha te Rama.

“Jam përpjekur të kenë marrëdhënie shumë të mira me të gjithë faktorët në vend, edhe me politikën. Nuk e kam dhënë institucionin as për Edi Ramën dhe as për një tjetër institucion. Këtë gjë kam bërë edhe me Sali Berishën”, – u shpreh Armand Duka.

Por për Bashkim Finon është e kundërta. Ai e akuzoi dukën se e ka përdorur FSHF për politikë.

“Zoti Duka e ka përdorur dhe e di mirë. Nuk ka respektuar nenin 1 që Federata duhet të jetë asnjanëse. Duka marrë pjesë në hapjen e partisë së vëllait të tij. Ka shkuar Ersekë dhe ka bërë fushatë. Kjo është e gabuar sepse ka shkelur statutin e FSHF. Nuk po them si qytetar i lirë, por të përdorë institucionin dhe të marrë pjesë në këtë aktivitete është përdorja e Federatës për politikë. Unë mendoj se mbas datës 7 nuk do të ndodhë në mënyrë absolute”, – u shpreh Fino.
Duka reagoi duke iu drejtuar Bashkim Finos se e ka politizuar shumë fushatën dhe ngre akuza ndaj tij për ta zbehur këtë.

“E ke politizuar shumë këtë fushatë dhe kërkon ta zbehësh këtë me një fotografi. Nuk kam qenë i angazhuar kurrë në politikë. Kam marrë pjesë në një aktivitet dhe këtë nuk e mohoj, por nuk mund ta kamuflosh të gjithë atë që ke krijuar me një fotografi”, – tha Duka.

Replikat shkuan edhe më tej deri në akuza personale.

“Jam shumë ndryshe nga ty, nuk je treguar i barabartë. Mos mashtro më, se ke 16 vjet, ke manipuluar me telefon. Ka mbaruar koha jote. Të akuzojnë të gjithë, të gjitha klubet, ti ke dy standarde, i dënon sipas standardit tënd. Ti ke standarde sipas dëshirave të tua, ky je ti, këtë ke berë gjatë gjithë kohës ti, ti nxjerr kë ke dashur kampion”, – u shpreh Fino.

E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e kreut aktual të FSHF-së.

“Në një garë ka edhe gabime njerëzore, por ka edhe të pakënaqur. Të gjitha ekipet kanë pasur uljet dhe ngritjet e veta gjatë kësaj periudhe, por që lidhen vetëm me organizimin e tyre të brendshëm, jo me organizimin e garës. Ti Bashkim vjen nga një fushë e papastër dhe premton se do të pastrosh futbollin, që gjithsesi, është shumë më i pastër se politika”, – u kundërpërgjigj Duka.

Përveç ndërhyrjeve nga politika, Duka akuzoi se kishte presione edhe nga “të fortë”.

“Harroji punët e dosjeve dhe burgjeve. Je mësuar vetëm të shash dhe të ofendosh. Frymë e re nga “Muçi Naçi Baçi”, nuk e pres të vij. Frymë e re nuk e pres nga korrupsioni. Qetësohu vëlla se na duhesh deri në datë 7. S’ke lënë kriminel dhe gangster pa aktivizuar. Politikanët që ti ke futur në fushatë, dhe gangsterët që ke futur në fushatë. Të tërë i ke përfshirë në fushatë. Emrat e kriminelëve kam frikë ti them. Po më dhanë urdhër gangsterët të tërhiqem, do të tërhiqem.”

Fino është përgjigjur duke thënë, se atë nuk e kanë quajtur asnjëherë “klani i zemunit”.

“Mua nuk më ka thënë njeri, Klani i Zemunit. Unë jam kristal i pastër.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *