• |
ide | kryesore

Tom Brady sulmohet rëndë me komente nga fansat pas fotos në buzë me djalin

Paparazzi, Slider



Tom Brady përveç profesionit të tij, ai është shumë i njohur edhe për lidhjen me supermodelen e famshme Gisele Bundchen. Të dy janë shumë të njohur në rrjet për faktin se bëjnë një jetë shumë të shëndetshme, duke u përjekur që të kthehen në frymëzim edhe për ndjekësit e tyre. Mirëpo, që prej ditës së djeshme ata janë shënjestruar nga të gjithë në rrjet sepse një video e cila hap goxha debat, është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të shfaqet Tom Brady i cili është duke bërë një masazh në shtëpi dhe në një moment i afrohet i biri 11-vjeçar i cili e pyet nëse i ati e lejon që të shkojë në oborr të shohë diçka. Në momentin që Tom e lejon i kërkon një puthje në këmbim. Menjëherë, i biri shkon dhe i dhuron një puthje të shpejtë në buzë. Pas kësaj Tom insiston sërish: “Kaq pak?” dhe i biri afrohet sërish duke e puthur plot 5 sekonda në buzë. Sigurisht që kjo ka bërë që të shpërthejnë ofendimet dhe të sharat në rrjet nga komentuesit të cilët nuk e konsiderojnë aspak normal këtë gjest që Tom ka bërë me të birin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *