• |
ide | kryesore

Vret veten djali i Fidel Kastros

Lajme, Të fundit



Ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Havana djali i Fidel Kastro. Lajmin e ka zyrtarizuar gazeta “Gramma” në Kubë. Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet i vdekur të martën në mëngjes, dhe thuhet se ai vuante nga depresioni.

Djali më i madh i Fidel Castros ishte në moshën 68-vjeçare, ndërsa kishte një profesion si fizikan bërthamor. Ai kishte disa muaj që trajtohej nga mjekët për shkak të depresionit. Ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit dhe nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.

Castro Diaz-Balart ka lindur gjatë martesës së shkurtër të babait të tij me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikani të shquar para revolucionit. Familja e tij e nënës së tij shquhet në komunitetin anti-Kastro në Florida. Kushëriri i tij Mario Diaz-Balart është një kongresist amerikan. Babai i tij, Fidel Castro vdiq në moshën 90-vjeçare në vitin 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *