• |
ide | kryesore

Berisha: Kryepolicit të Tiranës i grabitën në shtëpi 550 mijë euro

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në Facebook sms-në e një qytetari sipas të cilit, kandidatit për drejtor të përgjithshëm, Ardi Veliut, i kanë vjedhur në banesë një shumë të madhe parash, e cila kap vlerën e 550 mijë eurosh. Berisha shkruan se pas grabitjes, Ardi Veliu ka rënë në depresion sepse nuk mund t’a denonconte në polici vjedhjen pasi nuk mund ta justifikonte shumën e madhe të parave.

Mesazhdërguesi që kërkon të mbetet anonim thotë me siguri se Veliu do të jetë pasuesi i Haki Çakos pasi ditën e shkarkimit të këtij të fundit ai është parë të hyjë në zyrën e Erion Veliajt ku qëndroi 2 orë. Sipas të njëjtit burim, në gusht të vitit 2013 në kohën që Veliu ishte Drejtor i Policisë Bashkiake në Vlorë atij i është vjedhur shtëpia.

Ai ka denoncuar mungesën e 12 milion lekëve të vjetra, por në fakt i morën 550 mije euro. Në SMS-në që publikon Berisha thuhet se Veliu vuri shpërblim 100 mijë euro për atë që gjente hajdutët, por shumën e saktë nuk mund ta deklaronte pasi nuk kishte se si ta justifikonte. Rrëfyesi thotë se Veliu kaloi në depresion dhe është kuruar për këtë ndërsa nga ajo ditë pësuar 3 infarkte.



6 Comments

  1. A mo mo po kush i ha kto budalleqe. Polic bashkiak me 500 mij euro ne shtepi? Po 500 mije euro duan 2 jet te behen o Sali. Ti genje po me karar te pakten se e ke hap krahun fare. Ca i di njerxit budallenj?

  2. Kete saliun futeni ne hollywood se realisht eshte perfekt per filma thriller. Po ku e gjen kaq fantazi mor aman.

  3. Jane te vjetra kto. Fol per nje njeri dhe perdor nje shifer se do te te besojn njerzit po ky harron qe shifra qe perdor eshte e pranueshme per Shkelzenin qe i fitonte aq lek me nje tender dhe jo per njerzit e thjesht. Ky detaj te paska shpetuar miku im dhe ktu ke dal BLLOF.

  4. I shkreti ti. Te ka rene taksirati te besh liderin e opozites ;te besh i vetem opoziten; te meresh me familjen dhe ne fund ti tregosh edhe perralla mbesave para se ti vesh ne gjum. Perrallat e mbesave ndonjeher i ngateron me ato ca shkruan ne fb por qe nuk te ve faj se ke 700 pune. Mere me avash se je dhe mosh e madhe.

  5. E verteta eshte qe shtepia i eshte vjedhur. Pse ndodhi nese ka qene i paperfshire ne gjobat qe i vinte biznesit ne Vlore????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *