• |
ide | kryesore

Futbollisti i vë pistoletën në kokë trajnerit: Më fut në lojë

Sport



Një futbollist 27-vjeçar është arrestuar për kërcënimin që i ka bërë trajnerit të tij. Në pranga ka rënë Sezar Pagani, mesfushor i skuadrës Eskuela Presidente Roka, ekip i kategorisë së tretë në Argjentinë. Trajneri Kristian Neira ka dhënë menjëherë dorëheqjen. Pas trajnerit edhe gjysma e skuadrës ka braktisur klubin.

Futbollisti i është afruar trajnerit më armë në dorë dhe i ka kërkuar atij me këmbëngulje një vend në formacion në ndeshjen e radhës. Kur kanë parë gjestin kanë ndërhyrë edhe futbollistët e tjerë. I riu është në arrest për gjestin e bërë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *