• |
ide | kryesore

Grabitet argjendaria në Shkodër, merren bizhuteri me vlerë 4-5 milion lekë

Lajme, Të fundit



Grabitet argjendaria në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe autorët kanë dëmtuar qepenat, kanë thyer xhamat dhe pastaj kanë hyrë brenda, duke kryer vjedhjen.

Grabitja ka ndodhur te zona e dollarit në Shkodër rreth orës 3:50 të mëngjesit. Një person me një makinë ka goditur qepenin e argjendarisë “Dragusha” dhe më pas është futur brenda. Autori ka arritur që të bëjë një dëm prej 4-5 milion lekë të vjetër duke marrë bizhuteri argjendi.

Dyshohet se makina është e vjedhur ndërsa u gjet e braktisur pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Nga kamerat e sigurisë autori ka qenë me kapuç dhe ka vështirësi për ta identifikuar. Në momentin e vjedhjes ka rënë sinjali dhe policia private pas 4 minutash ka ardhur në vendngjarje, por autori ka qenë i larguar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *