• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez dhe Kate Upton marrin rradhën për abuzime seksuale

Paparazzi, Slider



Personazhi i fundit në Hollywood që ka rënë pre e akuzave për ngacmim seksual është drejtuesi dhe bashkëpunëtori i një prej revistave më të njohura në SHBA, GUESS, Paul Marciano.

Kate Upton akuzon drejtorin artistik të revistës se ka abuzuar seksualisht me mjaft vajza të reja dhe sipas saj, ai nuk duhet të jetë më pjesë e revistës.

Pas këtyre akuzave ka reaguar për herë të parë për këtë çështje këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez.

Një ditë pas prezantimit të koleksionit të ri të veshjeve, Jennifer është shprehur për mediat: “Pozicioni im në këtë çështje është i qartë. Unë jam kundër çdo akt apo veprimi abuzues, tallës, seksist apo të dhunshëm në çdo lloj fushe”

“Jam totalisht e zhgënjyer nga çdokush që kryen akte të tilla”, – ka thënë JLo për E! News.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *