• |
ide | kryesore

Moti i keq në Tiranë, shihni ç’po ndodh te ‘Komuna e Parisit’ (FOTO)

Lajme, Të fundit



Moti i keq me reshje të dendura dhe erëra të forta që përfshiu sot Shqipërinë ka sjellë probleme jo vetëm në qarkullimin e mjeteve.
Një shtylle tensioni dhe një pemë janë rrëzuar gjatë ditës së sotme, pas erërave të forta në kryeqytet. Një shtyllë tensioni është rrëzuar pranë zonës së Xhamllikut, ku fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Forcat e policisë së rendit ndërhynë për të shmangur qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, edhe pranë zonës së Komunës së Parisit, erërat kanë rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar lehtë një automjet të parkuar në anë të rrugës. Edhe në këtë rast efektivët e policisë kanë bërë devijimin e automjeteve për këtë kah të rrugës./express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *