• |
ide | kryesore

Rama i pakënaqur me ‘PS-në e Tahirit’, lëvizje në degën e Tiranës

Lajme, Të fundit



Largimi i Saimir Tahirit nga strukturat e Partisë Socialiste ka ‘detyruar’ Ramës që të nisë ristrukturimin e degës së PS-së në Tiranë. Kryeministri ka bërë lëvizjet e para në kryeqytet, pasi është i pakënaqur me organizimin e strukturave.

Kështu, kryetari i Komisionit të ‘Ligjeve’ Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11, Rakip Suli largohet nga Lapraka, i caktohet Bashkia Kamëz, Klotilda Ferhati shkon në njësinë 3, në vend të Xhaçkës, e cila është drejtuese politike në Dibër. Deputeti Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon tek njësia numër 4 në vend të Gjylametit, e cila është kryetarja e degës së PS në kryeqytet.

Sipas Report Tv, Rama ka shprehur pakënaqësi pasi investimet e bëra nuk na përputhen me votat. “Investimet nuk na përputhen me votat. Nëse hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë si në 2011” – mësohet të jetë shprehur Rama. Vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa PS ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti në të gjithë vendin me organizimin e strukturave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *