• |
ide | kryesore

Reshje intensive, erë e fortë dhe dëborë, vendi përfshihet nga moti i keq

Lajme, Të fundit
Gjatë-ditës-moti-do-të-jet-i-vranët-dhe-me-shi-629x3581-3.jpg



Reshje intensive shiu, ere e forte, temperatua ne ulje dhe bore ne zonat e thella. Keshtu ndryshon tabloja e motit, duke u kthyer edhe njehere ne dimer tipik.

IGJEUM ben me dije se sot priten reshje në të gjithë territorin, që në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë shumë intensive.

Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër për shkak të intensitetit të reshjeve mund të shfaqen rrëshqitje të tokës. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 1200 meter mbi nivelin e detit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *