• |
ide | kryesore

Rrëfimi i ish strategut të propagandës së Vladimir Putin

Kryesore, Planet



Qysh nga koha e Shën Agostinit e deri më sot, indoktrinimi ka mbetur njëlloj, ato që kanë ndryshuar janë platformat: Ish strategu i Vladimir Putinit shpjegon se kush është prapa Julian Assange, Wikileaks, Alt – Right dhe “fabrikës së trollëve” rusë.

Një mjegullnajë e krijuar nga një konstelacion i madh burimesh, nganjëherë frut manipulimesh; një rajon midis dritës dhe errësirës, midis shkencës dhe supersticionit: është në këtë zonë errësire në kufijtë e realitetit informative që banon propaganda politike. Vasili Gatov, hulumtues rus me qëndrim në Boston dhe ish strateg mediash i Kremlinit, ia njeh skemat e artikuluara, ia parasheh qëllimet, i nxjerr natyrën në përmbajtje dhe fenomene virale, i zbulon protagonist, metoda, teknika dhe instrumenta.

Ndodhemi përballë një mjegullnaje informative, një perdeje të papenetrueshme lajmesh dhe informacionesh me tepri që nuk na lejon të dijmë se çfarë ka më tej. Është midis këtyre biteve dhe sekuencave që futet propaganda? Me çfarë mjetesh?

«Teknikat janë gjithmonë të njëjtat dhe shumë të lashta, përtej platformave të ndryshme të shpërndarjes: metodat themelore të indoktrinimit janë formuluar nga Shën Agostini në vitin 400 A.D. dhe janë kataloguar nga Lordi Arthur Ponsonby në fundin e viteve ‘20. Qysh atëhere janë zbuluar pak të të tjera: njerëz dhe objektiva nuk ndryshojnë edhe aq. Diferenca e vetme ështe se, falë dixhitales, propaganda ka sot të dispozicion më shumë instrumenta dhe e arrin çdo objektiv me kosto qesharake».

Cilët janë këto instrumenta?

«Për shembull, bot-ët. Në vitin 2009, kur isha Drejtor i Novatorizimit për RIA (Russian Information Agency) Novosti, agjencinë e shtypit më të rëndësishme të Federatës Ruse, kam bërë kërkime lidhur me publikun e mediave sociale dhe kam kuptuar se botnet-ë të ndryshëm përdoreshin nga politikanë dhe marka për të rritur numrin e ndjekësve të tyre: 45% e ndjekësve të Presidentit të atëhershëm sot Kryeministër, Dmitrij Medvedev ishte artificiale».

Një përqindje mbresëlënëse.

«Falë big data dhe përparimeve të inteligjencës artificiale, këto instrumenta sot kanë evoluar shumë. Kemi algoritme automatike në gjendje që të vendosin “like” në faqet e Facebook, të dërgojnë mesazhe me hashtagë të caktuar, të manipulojnë axhendën e mediave duke shpalosur artikuj si lexues falso, në mënyrë që t’i bëjë redaktorët të përqëndrohen mbi lajme specifike. Për më tepër operojnë në Twitter, pasi lidhur me bot-et Facebook ka një politikë më rigoroze. Kësaj i shtohen entitete artificiale me personalitet të zhvilluar, si ai i “fabrikës së trollëve” në Olgino, afër Shën Petërsburgut: nja 30 llogari të survejuara nga punonjës që krijojnë dhe shpërndajnë mesazhe. Janë të vështirë për t’u dalluar nga përdoruesit e vërtetë pikërisht pse janë të pilotuar nga qenie njerëzore dhe përdoren për të komentuar, denigruar dhe frikësuar».

Flitet shumë për këtë “fabrike trollësh”. Por si lindi? Kush është prapa saj?

«Bëhet fjalë për një krijesë të së ashtuquajturës agjenci federale shtypi Riafan.ru, që menaxhon rreth uebsajte më të vegjël me përmbajtje të ngjashme për të krijuar referime ciklike dhe ndihmuar uebsajtin qendror në pozicionim. Në pamje të parë duket një agjencia klasike mediatike, por duke i lexuar arikujt shikon se ka një mbizotërim deklarimesh me orientim antiperëndimor. Operacioni tjetër i menaxhuar nga “Agjencia”, siç e ka quajtur miku im Adrian Chen i “New York Times”, është në fakt ky shërbim famëkeq trollësh».

E si funksionon?

«Çdo ditë, të paktën 200 autorë lënë komente nëpër uebsajte dhe llogari të ndryshme sociale. Disa komandojnë një botnet të vockël, por me cilësi të lartë, që “cicëron” dhe ndaj përmbajtje të shënjestruara në Facebook; të tjerë janë të specializuar në postimin e komenteve në uebsajte të huaja si Reddit, 4Chan dhe 8Chan. Mesazhet përmbajne elozhe për Putinin, lista të “krimeve” të kryera nga Obama dhe Clinton, fyerje për Merkelin. Por është një operacion paksa qesharak, jo i menaxhuar nga Kremlini apo nga inteligjenca ruse. Prapa tyre ndodhet i ashtuquajturi “kuzhinier i Presidentit”, Yevgeny Prigozhin, një biznesmen kateringu: realizon darka shtetërore dhe furnizon me mallra ushqimore ushtrinë ruse. E ka themeluar “Agjencinë” pikërisht për t’u vlerësuar dhe për t’u bërë i domosdoshëm».

Atëhere kush është “mendja” e propagandës ruse?

«Po guxoj të them emra. I pari është Alexey Alexeyevich Gromov, ish shef i Zyrës së Shtypit të Putinit, më pas Zëvendësshef i Administratës Presidenciale. Me aparatin e tij të vogël kompetent kontrollon mediat shtetërore, axhendën e takimeve, botuesit. Domethënë, u “shpërndan” mediave opinionin e Putinit. Por, pavarësisht rolit, në realitet është një ekzekutues i thjeshtë».

Domethënë kush është truri i vërtetë?

«Një strateg është Sergei Borisovich Ivanov, një mjeshtër i vërtetë i spiunazhit sovjetik. I rritur dhe i stërvitur nga më të mirët, ka pasur role të ndryshme fillimisht në KGB dhe më pas në SVR (Služba Vnešnej Razvedki, Shërbimi i Inteligjencës Ndërkombëtare, shënimi im.) sidomos në Europën Veriore. Nën Putinin ka qenë Zëvendëskryeministër dhe Ministër Mbrojtjeje: ka diturinë, por edhe përvojën, për këtë punë. Figurë themelore në nivel të strategjisë mediatike ishte në fakt Mikhail Yuriyevich Lesin, që ka vdekur në rrethana misterioze në 2015. Ka qenë ai në vitin 1999 që ka planifikuar projektin RT ose Russia Today, një shërbim televiziv në gjuhën angleze, klon i BBC World, i ideuar për t’i dhënë drejtpërsëdrejti lajme ruse një publiku të huaj, pa kaluar nëpërmjet ndërmjetësve. Në vitin 2003, si Ministër i Informacionit të Presidentit, ka vënë Svetlana Mironyuk në krye të redaksisë së Novosti për ta bërë një mjet të fuqishëm propagande».

Në vitet në vazhdim, si është zhvilluar kanali informativ?

«Ekspansioni i Russia Today, i mbikëqyrur nga vetë Gromov, është financuar me më shumë se 3 miliard dollar në 9 vitet e fundit. në vend që të ofronte lajme kombëtare botës së jashtme, në fillim është përqëndruar mbi histori amerikane, britanike dhe europiane që synonin të nënvizonin problem kronike apo të rastësishme të demokracive perëndimore. Duke përdorur gazetarë të rinj amerikanë dhe angleze të ekstremit të majtë, ka “zbuluar” dhunën e ushtarakëve amerikane, problemet raciale dhe sociale në zonat e varfëra të Shteteve të Bashkuara, krizën e emigrantëve në Bashkimin Europian dhe ka përqeshur gjithmonë lidershipin perëndimor, nga Presidenti Obama tek Kancelarja Angela Merkel, bazuar tek mendimi i Putinit. Nga viti 2014 e këtej, domethënë nga lufta në Ukrainë, RT-ja është bërë një armë e vërtetë informative».

Midis mediave të konsideruara “partizane” është edhe Sputnik…

«Është një tjetër markë e RIA Novosti. Me deketin e vitit 2013, agjencia është ngarkuar që të promovojë interesat kombëtare, të mbështesë politikën e jashtme dhe të luftojë propagandën perëndimore negative kundër Moskës. Në shkrirje ka absorbuar The Voice of Russia (shërbimin shumëgjuhës radiofonik aktiv nga viti 1930, fillimisht si Radio Komintern, më pas si Radio Moska, shënimi im.) që në vijim është bërë Sputnik International. Jashtë vendit, Sputnik ka formuar në vijim personelin e saj: komentatorë dhe gazetarë të së djathtës ekstreme që kanë sjellë pozicionet dhe lexuesit e tyre në platformë. Ka ndodhur në Francë, ndoshta edhe në Itali».

Pjesa më e madhe e atij publiku formohet nga ndjekës të teorive komplotiste?

«Komunitetet perëndimore të prirura ndaj hipotezave të konspiracionit janë ndër më të prirurat për të besuar propagandën ruse. RT-ja nuk arrinte të kapte një public të madh, por bubrronte midis grupeve marxhinale që urrejnë mediat mainstream. Përkrahësit e komplotit jetojnë në një “superflluskë”: Asgjë nuk mund ta ndryshojë perceptimin e tyre, përdorin gjithçka. Përfshi refuzimin e natyrshëm të mediave kryesore për të trajtuar argumenta të caktuar, të damkosur ai klasikja “po mbulojnë të vërtetën”. Këta njerëz kanë një imazh pozitiv për Putinin pasi janë shumë konservatorë në fushën sociale, fetare dhe politike, prandaj e çmojnë mesazhin arkaik e udhëheqësit rus».

E ashtuquajtura kundërkulturë Alt – Right (lëvizje politike e djathtë, jo e organizuar, e lindur në Shtetet e Bashkuara) mund të jetë e influencuar nga Moska?

«Më shumë sesa për influencë, unë do të flisja për simbiozë. Amerikania Alt – Right është një diçka jashtëzakonisht antiliberale, domethënë homogjene për propagandën e Putinit që për nga përkufizimi është konservatore. Uebsajtet Alt – Right huazojnë disa përmbajtje nga RT-ja dhe Sputnik-u, pastaj i botojnë me shumë komente tek Breitbart dhe Infowars. Nuk kam arësye të besoj se ekziston ndonjë bashkëpunim ndërkombëtar” është një fluks normal i lirë informacioni».

Lidhur me këtë, dikush besoj se edhe prapa Wikileaks fshihet dora ruse…

«Dyshoj. Është e vërtetë se Julian Assange ka qenë mysafir i Russia Today në periudhën 2012 – 2013 dhe ka akoma sot raporte të ngushta me Margarita Simonyan, shefe e RT-së, por nuk besoj se bëhet fjalë për një operacion inteligjence. Preferoj të mendoj se e respekton Putinin prej pozicionit të tij antiamerikan, pasi Julian i urren vërtet Shtetet e Bashkuara. Dhe mediat: kur sulmojnë Putinin, ai e mbron. Për shembull, në rastin e botimit të dokumentave të Democratic National Committee, spiunazhi rus mund t’i ketë dhënë materialin Wikileaks, por mendoj se e konsideron Assange një “idiot të dobishëm”, jo një aleat».

Përsa u përket zgjedhjeve amerikane, a ka luajtur propaganda ruse vërtet një rol përcaktues, siç e pohojnë shumë liberal amerikanë?

«Sipas meje, jo. Nëpërmjet RT-së, Sputnik-ut dhe uebsajteve të tjera në gjuhën angleze, sigurisht që Moska ka marrë pjesë në një sulm alt – right në Amerikë, pork jo influencë nuk ka qenë as vendimtare, as vërtet domethënëse. Hakerimi i emailit të John Podesta, shefit të fushatës elektorale të Hillary Clinton, dhe nxjerrja pasuese e emailave ludhur me Wikileaks kanë qenë ndoshta një operacion rus, por ato që e kanë amplifikuar lajmin kanë qenë mediat kombëtare amerikane, të asistuar nga rrjeti alt – right në platformat sociale».

Hakerime, zgjedhje: Vënia e fajit gjithmonë Rusisë është bërë pothuajse modë. A ekziston edhe një “propagandë ndaj propagandës ruse”?

«Po dhe e gjejmë tek “Washington Post”, tek “Politico”, tek “New York Times” dhe në çdo sekondë tek CNN-i: gazetarë dhe aktivistë liberalë janë goditur aq shumë nga zgjedhja e votuesve, sa që e kanë gjetur natyrale të fajësojnë një influencë të huaj. Pastaj, inteligjenca e Shteteve të Bashkuara e ka mbështetur teorinë».

Duke parë instrumenta dhe mjete, si të mbrohesh nga propaganda e ndryshme?

«Çdo propagandë nuk duron dot dy armë të thjeshta, port ë fuqishme, që çdo njeri duhet t’i ketë gjithmonë afër: mendimin kritik dhe benefitin e dyshimit. Përpara se të pranojë një opinion, duhet ta dyshojë. Është shumë e thjeshtë të besosh në një konspiracion: në realitet shumë ngjarje mund të kenë koinçidenca, por asnjë lidhje reale».

(Vasili Gatov është ekspert i mediave ruse që jeton dhe punon në Boston. I lindur 49 vite më parë në Moskë, ka një përvojë të gjatë në mjetet e informacionit të Federatës Ruse (RenTV, Media3 dhe RIA Novosti) dhe në nivel ndërkombëtar. Sot punon për një libër që mund të titullohet “Life, censored”, lidhur me rilindjen e censurës në ish Bashkimin Sovjetik. Është edhe Profesor i Ftuar në Annenberg Center on Communication, Leadership & Policy të University of Southern California) /Bota.al



5 Comments

  1. linjat jan dy ,ne zhvillimin njerzore te tret nuk ka drejtesia ,e verteta ,dhe padrejtesia genjeshtra ,shekullin e kaluar dhe vijimi bota u zhvillua permes padrejtesise duke menjanuar te verteten ,aq shum sa qe te padrejtit sipas shkalles se ekstremit qe an arritur ne shvillimin e tyre akuzojne tjeret si ekstremist ,dhe kan planifikuar dhe arritur ne detaje rralizimin e planeve arritjeve duke asgjesuar kundershtaret permes akuzave dhe mekanizmave ,lehtesues me nje kosto qesharake ,ktu jan per tu falnderuar si shpikje dhe sukses,si ne sistemin e politikave [drejtimit] sistemin bankare ,te mediave ,teknologjise ,arsimore ,grupet e fshehta mbrojtese ,etj ,,etj ,keto jan deshirat interesi ,qe i zhvilluan kush mujti dikush me shum dhe dikush me pak,,por sa rendimentale eshte padrejtesia ne pergjithesi dhe ne vecanti padrejtesia qe nga krijimi ,eshte nje krijese qe nuk ka asnje dobi po ,ti behet nje llogari nje plani ,arritjen ,ne padrejtesi dhe arritjen ne padrejtesi ,do bindemi ,qe padrejtesia na del me humbje disafish ne krahasim me ndjekjen dhe zbatimin e tije ne drejtesi ,kjo eshte e sigurt nje milion perqind,po perse ndoll keshtu ,kete e shpjegon feja islami feja hyjnore permblellja gjitha shpalljeve ,ne cdo detajpo ashtu shkenca po ashtu filozofikisht psikologjikisht praktikisht,,vazhdojme me islamin fjala drejtesi e lejuar ,,e shpjegon nje kapitull ne islame qe quhet,hallalle ,ose ne gjuhen e cdo kombi ,e lejuar dhe kapitulli padrejtesise kapitulli haramit ,ne sheriadin islam qe do thot ne cdo gjuhe e ndaluar,keta dy fjale nuk jane produkt i krijimit njerzore por hyjnore ,sepse keta jane te lillura organikisht ,me gjymtyret tona ne domethenie kuptim ne tre shkallet e zhvillimit ,ne unitet te plote me cdo gjallese ,keto jane ligje zhvillimi precize ,pavarsisht se si ne i kuptojme vlersome dhe ndjekim por cilen do nga keto dy rruge qe do te ndjekim ne rendiment kemi cilesit e krijimit te tyre,vazhdojme me precizion ,shpjegimin shkencore te lilljeve dhe cilesive te te shkalleve te veprimit ne dy rruget drejtesi[elejuar] dhe padrejtesi [haram]e ndaluar ne shkallen e pare te mendimit ,te haramit ndaluares ,,kushdo qe mendon te kryej nje krim ndollet i stresuar ,ne te menduar ,ne fazen e dyte kur flet ne sy te tjereve per gjerat e ndaluara tjeret e urrejne ,por dhe ne cilesin e fjales per kuptimin rendore apo shkall veprimi ku njeher e mendon pastaj e flet dhe pastaj vepron ,nese e flasin veprimin ,brenda kuptimit te emrit kapitullit ,fjalen haram ne gjuhen arabe te shpalljes hyjnore ne fund te fjales haram goja mbetet mbyllur por goj mbyllur te lene njerezit me fakte kurse kur puna mbaron tjeret te urrejne ndeshkojne perse nuk ngelet goja mbyllur ne fillim ,jo se sdin kush qellimin fjala plote kuptohet dhe vl;ersohet po ashtu dhe per veprimin e kryer mbahet qendrim,pra kapitulli i te ndaluares haramit ne te ka te gjitha ato keshilla urdhera qe zoti botnave na urdheron qe te mos i bejme largohemi sepse jan te demeshme per njerzit dhe zoti mallerishem ndalon dhe ndeshkon ,edhe njerzimi me ligje dhe veprime ndeshkon padrejtesite krimin ,po te shohim me vemendje sic eshte kapitulli ne pergjithesi jane gjitha detajet ne vecanti te demeshme negative ku ka vetem humbje ndeshkim deshtim padrejtesia nuk u krijua triumfuese ,me kete specifike precize te unifikuar me njeriun dhe gjallesat ne gjallerin dhe unitetin e jetes ne tre shkallet e veprimit eshte padrejtesia e kunderta e saje eshte drejtesia ,ne cdo aspekt e lejuara ,per keto tre gjendje veprimi ne diten e llogarise zoti ka terhequr vrejtjen se do te na marre ne pergjegjsi ,per zemren diturin dhe veprimin ,tone ne dynja,,shikoni sa bukur krijuesi jone i unifikoj duke e bere gjithcka me shenje ,per ta kuptuar lehte qe ne mendime pa shkuar tek fillimi demit fjala dhe me keq veprimi ,ky ishte nje spjegim i thjeshte i dy linjave te mundeshme te zhvillimit te jetes ne toke ku njerzit ne procesin e zhvillimit te jetes jan aktiv ne kerkim te zhvillimit te inteligjences ,dhe te mirave materiale ,por duke i dale gjithnje permes gabimeve dhe pasojave ,permirsimi perparimi persosja keto mundesi zoti ja mundesoj njeriut permes ,krijimit ,dhe ullzuesit ,te funksionit te suksesit dobive te cilat sejcili i deshiron per veten e tije,qe filloj me shpallje te njepasnjesheme deri tek permblellja shpalljeve kuranin famelarte,perpara se ta krijoje me pare e percaktoj ate duke mos lene vakum per plotesim ,i krijoj krijesat dhe dergoj ullzuesin ne dobin tone cfar ka krijuar ,ka krijuar krijesat me drejtesi mase ,ka derguar kuranin me drejtesin e tije qe te veprojme sipas saje te meditojme ne krijimin e tije ,po cfar arrin shkencetaret kan faktuar gjithnje fjalen e zotit mallerishem ligjet e tije,njerezve su pelqeu kurani por kur e pane cfar tha kurani po e gjejne ne praktike fillojne dhe mrekullohen por ska vend per cudi ,nese ne nuk duam te humbim kohe per jeten e shkurter per te arritur dijen kete e arrim me kurane e nese duam te bindemi me praktike nje hulumtim shkencore sejcilit i han shum kohe per te grumbulluar fakte por ne finale do ta gjejne faktin ne kuran por ky njeri nuk kap as kohen as dijen e duhur duke mbetur i mangut,zoti mallerishem ,para krijimit percaktoj drejtesine krijesat ku fjal perfjal drejtesia ne pergjithesi dhe detaje ne vecanti eshte gjalleri qartesi fjala qe flitet ne ate cfar ka urdheruar zoti mallerishem ka lillje drejtperdrejt me te sepse si ne pergjithesi si ne vecanti krijimi eshte pasqyrim i krijuesit tone ,dhe ka lillje me te drejtperdrejte ,sepse eshte ne hapsiren e meshires se tije,kurse per ate cfar na ka ndaluar ta mendojme flasim dhe veprojme ,ajo nuk eshte gjallerim qartesi ,shpres apo dobi per krijeesat vecse nje shkatrrim i gjithaneshem ,sepse keshtu e krijoj cdo gje me mase ,cdo gje me rregull ligj cak,me specifika te vecanta keshillimi dhe ullzimi ,ai qe e krijoj e beri pasqyrimin me mase ,precize ne rraport zhvillimi nje fjal nje krijim ,fjala e pastert krijimi i pastert ,po cfar bejme ne krijojme fjal pa kuptim duke dobesuar dhe shkatrruar krijimin tone,duke u bere vetvrases,,drejtesia padrejtesia te pare permes hallallit dhe haramit te dy kapitujve malleshtore ne sheriadin islame ullzimin e tije mesojme anen e te kuptuarit te lehte si indeks mendimesh cilesishe ,te rruges se dobisheme ,per te medituar me thelle ne qellimin e krijimit dhe dalur tek ,vizioni i pergjidheshem i jetes qe kjo bote u krijua per te fituar boten tjeter sipas ullzimit zotit ,me dituri pune dhe vepra te mira ,te cilat shperblehen prej zotit botnave ne dy botet duke na mundesuar meshiren e tije ,kjo edukat dituri dhe moral i ven njerzit ne rralle qe me sinqeritet te mall te hulumtojne per te gjetur mundesine e kryrjes se veprave te mira per te fituar shperblimin e zotit dhe fituar perjetesine,,ne kete menyre zdo mbetej problem pa zgjillje mbi siperfaqen e tokes,,ku kjo forme nuk mund te arrihet me asnje teknologji dhe disipline ,,eshte e natyreshme qe njerezit kan pyetje nga me te ndryshemet sipas nuvelit qe kan po marr nje shembull per majat e mendimit ,ka nga ato qe matematizojne mendimin me veprimin me mendim qe e verteta e zhvillimit eshte sipas mendimit tyre pershembull njerzit shtohen ne proporcion gjometrik.2,4,../dhe ,te mirat materiale ne proporcion ,matematik,1,2,3,,/ dhe mbi kete baze dhe shum te tjerave te kesaje natyre ,fillojne planifikimin e interesit dhe orientojne veprime ,ne kundershtim me te verteten sic eshte lufta paksimi popiullsise ligji abortit ,etj ,zoti mallerishem gjithcka ja la ne dore vetes ,meshires tije,i lilli sukseset ne vartesi te veprimeve tona sipas ullzimit te tije zoti ka qartesuar ,qe rriskun krijesave jua percakton perpara se ti krijojne,,ai jep rris dhe pa mas por dhe me kufizim ose e keput krejt ,kur deshiron ,shikoni diellin per kohen kur u kriju ,mallsin dhe peshen qe ka dhe sasin e energjis qe shpenzon ,per ndricim ai duhet te ishte mbaruar shum kohe me pare dhe ne sot sdo ja kishim arritur ,urdheroni zoterinj te lapsit dijes shkences dhe mendimit,kush e furrnizon qe te mos mbarohet ,se llogarit me laps ky duhet te ishte mbaruar ,a nuk bindeni qe ka krijues qe e furrnizon nga meshira tije per ne ,ja disa tregime ne kurane mbi nivelin e besimit dhe furrnizimin e krijuesit gjithesise me rrisk ,tregohet ne suren mejrem per nenen e isait ,a,s, ku i jati pyet te bijen se nga i vinte ushqimi i fresket ne dhomen e saje dhe si e bija i thot se eshte prej allahut,thyhet ne nje hadith profetik kur e pyesin disa beduin te derguarin e allahut per ullezim ai i ullezon por duke ikur rruges ne shtepi harrojne dhe te nesermen perseri paraqiten tek i derguari i zotit per tia perseritur sepse kishin harruar cfar ai u kishte thene ,dhe i derguari i zotit u tregon pastaj u thot sikur ju te vepronit cfar thot i malli zot dhe ju keshilloj un do u kishin ardhur meleket[engjujt] per tu llene doren per tju ndihmuar te coheni nga krevati ne mengjez po perseri nivel besimi thuhet ne nje hadithe profetik per kohen e mesi dexhalit kur sdo te kete asgje mi toke vetem njeriut ,eshte pyetur i derguari zotit si mund te jetojne njerzit kur sdo kete asgje mbi toke ,i derguari zotit muhamedi a,s u eshte pergjigjur per besimtaret fjala la ilahe ilollah ua mbush barkun,,,,,,/deri ketu shpjegova thjeshte mundesite per te kuptuar medituar dhe bindur qe neve jemi krijesa te dobeta te krijuar per nje qellim te caktuar ne kushtet e ligjeve dhe percaktimit te paracaktuar,qe vetem keshtu ne arrime ate cfar ne ndiejme ne shpirte ,per vete te drejten miren qetesin paqen zgjilljet lumturine sigurine shpetimin ,sipas ullzimit zotit ,jo sipas deshirave dhe interesit tone ,sepse njeriu lind i paditur ,por kalon permes procesit te edukimit qe fillon 20 vite perpara se te lide sipas nje hadithi profetik,kurse ne e bejme shum vite pas jasht ralitetit,duke humbur shum ,tek cdo njeri zoti percakton nje rrisk i cili arrihet me formim zhvillim te mendimit permes ullzimit zotit obligimeve lutjes puneve dhe veprave te mira ne jete vjen nje njeri me rrisk ku eshte dobi per te dhe shoqerine varet se cfar zoti,ka cuar njerzimit me meshiren e tije por qe i malli zot ne cdo gjenerate ploteson nevojat njerzore ,rriskun e dergon por kur keqadministrohet rrisku dobia zgjilljet mungojne njeriu per njeriun eshte qenia e pazevendesueshme ne dobi,jeta sejcilit njeri eshte e shejte dhe njehere njeriu vjen ne kete jete sprove ,askush dhe asgje seshte krijuar kot dhe nuk eshte e tepert apo pavlere,shikoni gjitha gjallesat te gjitha funksionojne ne unitet me krijuesin dhe njera tjetren ,po keshtu u krijuam dhe ne si njerz ne kete raport te pandare ,shikoni gjitha deget shkencore suksesi gjindet vetem me drejtesi rregull ,arrine te bejne gjera funksionale ,a nuk eshte dhe forma e organizimit te jetes te jete nje pasqyrim i natyralitetit te krijimit te ullzimit ,sipas domosdoshmerive me drejtesi hak jo me padrejtesi me fjale te modifikuara gjithnje gjat zhvillimit te vet interes,nese ne zhvillojme drejtesine te verteten do shijojme garancit e saje drejtesine qartesine gjallerin zgjilljet shpetimin shpresen e nese te kunderten do shijojme pasigurin urrejtjen perplasjet shkatrrimin cdo te keqe triumfues ne padrejtesi nuk ka sepse nuk u krijua e tille per te qene sukses ne asnje detaj kjo nuk eshte fara lendimentit ,kjo eshte semundja qe e shkatrron ate ,si mund ta mendojme qe duke shkatrruar gjithcka mund te perfitosh gjithcka ,kjo eshte vetem nivel imagjinate por jo suksesi sepse faktet jan te shpjegueshme,njeriu po te ullheqet drejte eshte si lulja te ndrysheme bukura dhe dobisheme ku bleta shkon lule me lule merr negtarin dhe prej saje nxjerr mjaltin qe ne te ka sherim dobi po kush eshte lulja bleta ,lulja eshte njerzimi dhe bleta ullheqesit e drejte qe me ullzim te drejte dhe meshire rrisin keto lule kaq te vyeshme ku dietaret shkenctaret ylemat qe jane armata intelektuale prollojne mjaltin ,me urtesi ullheqe te drejte orientojne jo vetem ne shikimin horizontal por dhe domosdoshmerisht vertikal ,duke sjellur vazhdimit ne organizim mendimi dhe veprimi per te gjith shpresen zgjilljet duke i mundesuar te gjitheve per te jetuar te qete paqe pa u trishtuar ne nje jete te qete sepse ai qe na krijoj mundesit i lla po cfar ndolle ne kushtet e padrejtesise duke u mbeshtetur tek vetja dhe vlersuar vetveten njerzit sjellin vetveten ,dobesit shklatrrimin kete po zhvillojne momentalisht ,vetem duke kopjuar njeritjetrin dhe duke u zhvilluar me me te keqen por qe askush te keqen dikush tua beje se pranon por qe tjereve ua bejne ,njeriu ka nje ego te malle eshte i pangopur sikur njerit po ti jepet toka me pasurit e saje perseri nuk ngopet po per kaq njerz sa ka bota nuk mjafton as gjithsia ,urdheroni zoterinje dietare shkencetare filozofe hajdeni na plotesoni deshirat te gjitheve me shkencen tuaj ,kurse i malli zot na i plotesoj nje per nje me formim moral kuptim cak mas drejtesi hak shperblim ndeshkim fakt ky koment behet per kerkuesit e politikave te strategjive ,per plotesim kuptimi permirsim suksesi dhe organizim zgjilljesh me koficent dobin ne cdo pikpamje ka nevoje per permirsime reduktime zgjerim detalimesh ne hulumtim dhe ka vend per gjitha nivelet e elites ,me mire se askush e ka cekur zoti mallerishem ne kurane dhe synet ,nuk jan gjera te paditura dhe thena por bera nje permblellje nga kujtesa ime inteligjenca mendimit duke pare kuranin synetin krijesat dukurit ligjet fakte shkencore analiza tituj ligjerata fetare duke i kthyer ne organizim mendimi ,per nje mundesi kuptimi dhe dobishe nese dikujt i intereson ,kushdo qe shikon ndonje gabim le ta permirsojne dhe kushdo qe din me shum le te behet kontribues ne dobi,qellimi nuk esht te behemi gjykates njerzore sepse kjo sna perket ne as akuzues as ndites ne deme por nxites ne mundesi kuptimi per permirsime dhe dobishe mbasi per keto kemi nevoje te gjith kur behet fjale per kuranin dhe synetin ka specialistet e fushes perkatese qe botes si mungojne ,kur behet fjale per fakte shkencore jan te shumta dhe botes si mungon asgje ne p ermirsimin e te mires dhe largimin nga e keqa demshmja ,keto ishin thjeshte mendim i lire plotesues ne dobi jo per ti thene dikujt un jam me i miri dhe ti askushi por te gjith lindem te mire dhe mund te behemi dikushi me respekt per kerkuesit e dituris shkences dhe suksesit

  2. i malli zot na krijoj me egot te malle dhe dobesi te malle por te paditur ,me jete te gjat drei 95vite ne fillim pastaj ne renie drei mesatare nga 100 deri ne nje moment,nga ullzim per nje grup njerezish nje popull deri ne ullzim dhe meshire per mbar botnat ,nga 28 mije pejgamber ne nje pejgamber profet qe permbyll shpajet hyjnore na shperblimi ,1me nje per punet ne fillim te shpalljeve ne shumfish te larte shperblimi me shpalljen e fundit permblellese,dhe se fundemi ka nje hadith qe i di vetem kuptimin si shum haditheve dhe ajeteve kuranore ,per njerzimin ose do ti nenshtrohemi vullnetit zotit ose forces te te fortit,e gjith kjo perblellje apo dhe me gjate eshte e shpjegueshme nen driten kuranore dhe profetike shkencore logjike dhe praktike,un po shpjegoj tangent te paren dhe te fundit,kemi ego lle dobesi padituri ne ego qendron nxitja djallit armikut njerzore deshirat pambarim keto zoti mallerishem i rregulloj permes ullzimit allurimit vleres tolerances meshires frikes pendimit tone dhe faljes tije, dhe shpreses edukimit shpirterore dhe kenaqesise se tije duke u bindur dhe pranuar plotesisht zotin e botnave dhe duke kerkuar shpetim per perjetesine,kenaqesit e saje ,mbasi kjo bot eshte pak sa cel e mbyll syte ne krahasim me perjetesine ,njeriu ka shpirt po dhe trup shpirti nuk vdes dhe trupi kalbet,zoti gjerat i percaktoj drejte krijimin dhe qellimin e krijimit ,shpirtit qe ka ulltimin vazhdimsin i la mundesine me te malle dhe kohen me shum per ta fituar shperblimin e zotit me allurim lutje vepra te mira kurse me pak i lla rendesi ,jetes se kesaj bote ,po ta analizojme shkencerisht krijesat i krijoj me mase qe shum pak na pranojne zhvillimin tone qe te na japin dobin,mbi te cilen varet ekzistenca jone persa i perket te mirave materiale,se nese ne nuk frenojme egon permes frikes se ndeshkimit dhe shpreses se fitimit meshires zotit ne me egon tone shkatrrojme njeritjetrin dhe gjithcka,analizojme hadithin e fundit ne lillje me nenshtrimin zotit apo te fortit ,nese ne i nenshtrohemi vullnetit zotit ndjehemi krenare dhe perfitojme te gjith ,nese jo atehere i nenshtrohemi te fortit te forte mbi te forte duke shkaterruar gjithcka nga egoja uni epshi dhe zoti gjithesise te sjelle te fortit e tije me rralle te padobishem dhe dobishem te padobishem ky vijim qe perfundon me mesidexhalin xhuxhat dhe te dobishem me imam mehdiun dhe isain a,s birin e mejremit ,i malli zot e ka plotesuar meshiren e tije mbi ne tjeter eshte se ne e keqmenaxhojme ne demin tone ,si funksionoj inteligjenca ime ,ne koment formimin ,falnderimi i takon vetem te mallit zot qe robeve te vet deshirat ua ploteson dhe ndihmon ne menyren me te mire ndoshta eshte pranim i lutjes se atyre qe luten ,ne fillim zoti mallerishem dergoj profet me shpallje ,te cilet komunikuan me zotin e vet ,keta kan grade te larte morali dhe diturie ,pastaj vin dietaret qe mbeshteten tek shpalljet dhe modeli profetik qe gjith i pasojme ,por un duke mos pasur ate dituri ,vetem mendime te lira me mundesoj zoti mallerishem te kuptoj ,permes shenjave dhe cilesive ,te rrugeve te mundeshme te ekzistences se dobive dhe demit nga kurani dhe syneti shkenca dhe praktika ,me baze drejtesine dhe padrejtesine ,duke pare zhvillimin dhe mundesit garancit qe zoti jep qe nga krijimi dhe i krahove mendimet pozitive per drejtesine hakun dhe te kunderten e saje ashtu sic i shihni si nje pasqyre qe dikujt qe e don ja ven perballe per ti thene te lutem shikoje pak veten je ndotur pastrohu perderi sa te pastren e ndjen dhe don per vete duaje dhe per tjetrin ,kurse brenda drejtesise hakut ka ajete dhe hadithe qe i sqarojne dietaret eshte vendi pergjithesise se malle po ashtu per tu ndalur nga e keqa i sqarojne pergjegjesit e diturise malle un ne komente kam futur idet baze ne menyren me te bukur drejte pelqyeshme pershtateshme dhe pranueshme per tiu pergjigjur me efektivitet shpejtesise se zhvillimeve negative qe sot po zhvillohen ne toke ,ku botes nuk i mungon dituria dhe njerezit e saje ne cdo pikpamje dhe detaj nuk i mungon ,komentet behen per ti vene perpara njerzimit arsye bindese zgjillese te dobisheme per problematikat dhe deshirat nese me te vertete duan dobi,kaq ishte mundesia ime tju ofroja me respekt per mirkuptuesit dhe mirkuprim per keqkuptuesit duke ju ftuar gjitheve ne dobi shpetim zgjillje paqe qe urrejtjen ta kthejme ne dashuri paditurin ne zgjuarsi egersin me meshire zbehjen me gjalleri shprese luften me paqe dhe problemet me zgjillje sipas ullzimit te krijusit tone te perbashket zotit botnave te gjithmeshirshmit gjithpushteteshmit me respekt zoti ua ndricofte ullen dhe mundofte shpetimin me ullzimin dhe meshiren faljen e tije ,per te gjith faleminderit per mundesin qe me llat per mendimin e lire ne dobin njerzore

  3. A thua vërtetë të ketë ndonjë besimtar shqiptar që të lexojë e besojë “zgjilljet” sipas “ullzimeve” të këtij injoranti ?

    1. kur akuzon ,tjetrin pa fakte ke zbuluar faktin qe je vet i akuzuari thotë:

      ne fakt nje hadithe profetik ,i thene 1400vite me pade qe do vine koha qe te diturit do quhen ,te paditur budallenj dhe te paditurit do quhen te zgjuar ,dhe nje ajet kuranore qe tregon , se si akuzuesi eshte i akuzuar ,por qe se kupton ,zoti mallerishem e paska ditur me mire se cfar paska krijuar ,ky eshte kulmi kur demit i thuhet dobi dhe dobis dem ,por zoti eshte me i malli nga ai erdhem dhe ati do ti kthehemi dheai do na njoftojne per ate qe vepruam ne kete bote dhe ati do ti japim dhogari ,por i nderuar i zgjuar ,nese din dicka te mire na e thuaj qe te perfitojme ne injorantet ,nga urtesia jote e nese jo mos ekspozo ate cfar ke tek vetja tek tjeret ,sepse ,nuk ndikon per asgje mbasi ,sejcili din te logjikojne dhe ndajne te miren nga e keqa askush te mos jua thot te verteten sejcili e ka ne gen e ndjen sepse u krijua me te,e meson nga praktika dhe librat e zotit e frymzon vet zoti mallerishem ate qe do kurse ate qe zoti e len te humbur sepse se meriton ai kur nuk eshte i qete ullzuar as shpetuarpor i humbur mbete dhe zhytet ne injorance me cilesit e saje dhe perfundimin qe ajo jep

  4. “Nderhyrja e Rusise” eshte togfjaleshi i dashur i politikes se Brukselit.
    Me kete togfjalesh armata e madhe e zyrtareve medioker te nje politike shabllone sorosiane kerkojne te shfajesojne deshtimet e veta.
    U perdor ky togfjalesh ne rastin e Brexit, ne rastin e fitores se Donald Trump, si “shpjegim” per rritjen e vales nacionaliste ne Europe (perfshi pavaresine e Katalonjes), si justifikim bajat per reagimin e europianeve ndaj nje pushtimi te Europes nga falanga klandestinesh te ftuar nga kjo politike e deshtuar.
    Angela Merkel, sinonimi i politikes pa krye te BE, ka mbi 5 muaj qe deshton te formoje qeveri.
    Vemendja akoma kerkon te spostohet ne Perralla me “Nderhyrje te Rusise”, si nje alibi qe nuk bind me askend.
    Ka deshtuar pseudo-Liberalizmi, me perfaqesuesin e saj me tipik, Angela Merkel dhe teorite e saj per te bere europian kedo afro-aziatik qe vjen ne Europe.
    Per kete deshtim politik te pseudo-Liberalizmit Made in Soros, fraza “Nderhyrja e Rusise” eshte shembulli me i mire i nje demagogjie te ngjashme me ate “Rrethimi Imperialisto-Revizionist” qe perdorte Enver Hoxha per te justifikuar nje deshtim total te politikes tij dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *