Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Dashamir Xhikën, ish drejtorin e ARRSH që akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me rrugën Elbasan-Gjinar. Seanca u zhvillua mes debateve të shumta, pasi në sallë veç avokatëve kundërshtuan edhe famijarë t ëish drejtorëve dhe përfaqësues të LSI-së.
Madje në sallën e gjyqit, LSI përfaqësohej nga ish ministri Haxhinasto. Për shkak të kontestimit të avokatëve ka ndryshuar gjyqtarja e procesit, por sërish masa e arrestit ka qenë ajo me burg për të pandehurit.
Një pjesë e debatit:
Armanda Xhaferri (prokurore): Çdo gjë është e dokumentuar në fakte dhe prova. Këto ishin këto argumentet kryesore, pa i hyrë themelit sepse të gjitha pretendimet e tyre janë themeli.
Neshat Fana (avokati): A janë provat.
Idushe Maliqi (gjyqtare): Zoti avokat, mos më ndërprit fjalën.
Armanda Xhaferri (prokurore): Dosja në fjalë është një dosje voluminoze, dhe në aktet e përcaktimit të masës janë dokumentet bazë që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale. Ju mund të vini kur të doni ti shikoni. Nuk është ky i pari proces gjyqësor që bëhet. Ne sot jemi duke marrë masë për dyshimin e arsyeshëm.
Neshat Fana: Dyshimi i arsyeshëm që ju mendoni është juaji
Armanda Xhaferri: Të gjitha provat janë shprehur në kërkesën për masë sigurie
Neshat Fana: Dakord ca të them unë nuk pranon. Kjo është kërkesa e dorëzuar nga organi i akuzës. Eshtë e rrezikshme për cdo individ kur shteti është gabim, por është e pafalshme, kur shteti ka qellim. Policia ka terrorizuar familjen natën. (avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares).
Maskarenj. Me para bublike kane bere pasuri. Ne burg e kane vendin.
He Bushat të pëlqejnë këto gjyqe, si në kohën e gjyshit.
gjyshi te qr, te pushkatonte per 1 milion leke, jo ti vjedhesh populllit, miliarda dollar , o edwin droga
Nuk jam edvin droga por edvin hashashi.