• |
ide | kryesore

Kush janë dy drejtorët e LSI të arrestuar për rrugën Tiranë-Elbasan

Lajme, Të fundit



Aksel Qurduka dhe Albens Alite janë dy zyrtarët e tjërë që janë arrestuar për rrugën Tiranë-Elbasan përveç Dashamir Xhikës. Aksel Qurduka ka mbajtur postin e ish-Drejtorit të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, ndërsa Albens Alite, është drejtor aktual i kësaj njësie, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar është nga Shijaku. Dy zyrtarët janë arrestuar, pasi akuzohen për abuzim me fondet dhe shpërdorim detyre.

Për të njëjtën çështje, Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kreun e ARRSH-së Dashamir Xhika për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë.

Xhika dhe dy ish-zyrtarët akuzohen se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave per ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Që prej inaugurimit Rruga Tiranë-Elbasan ka shfaqur një sërë problematikash. Punimet kanë nisur në vitin 2008 dhe nuk kanë përfunduar ende.



1 Comment

  1. mos u merrni me fshataret per arrestoni agallaret. Keto jane numeror topi, dikush tjeter po i ha kumbullat, Like baba dhe Baba Mondi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *