• |
ide | kryesore

Lezhë/ Arrestohen 4 persona me 131 kanabis, fishekë dhe… 

Lajme, Të fundit



Katër persona u arrestuan ditën e sotme në Kallmet të Lezhës, pasi u kapën me 131 kilogram kanabis sativa.

 

Policia njofton se operacioni u zhvillua në rrugën Bukmir-Kallmet, ku në pranga u vunë personat e mëposhtëm me inicialet: Xh.G, A. G, N.G. dhe P.G, 30 vjeç përkatësisht 35 vjeç, 55 vjeç  e 26 vjeç.

Përpos drogës, u sekuestruan edhe 30 fishekë model 56, 53 copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarr përcjellës me gjatësi 80 cm si dhe një kallëp tritol.

Policia thotë se po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *