• |
ide | kryesore

Pistoletë në brez dhe makinë të blinduar, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër

Lajme, Të fundit



Një i ri nga Vlora është arrestuar nga Policia në Gjirokastër pasi iu gjet një pistoletë, ndërsa ishte duke udhëtuar në një makinë të blinduar. I arrestuari është identifikuar si Eros Spahiu, 26 vjeç.

Spahiu u ndalua në vendin e quajtur ‘Ura e Viroit’, dhe gjatë kontrollit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK, me 14 fishekë.

26-vjeçari, në momentin e ndalimit, udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *