• |
ide | kryesore

Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të Klement Balilit

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda zhvilloi seancën për sekuestron që i është bërë pronave të Klement Balilit. Prokuroria para disa muajsh ka vendosur në sekuestro të gjitha bizneset dhe pronat e Klement Balilit, si ‘Santa Quarantën’, hotele, restorante, toka dhe të gjitha pronat e tjera.

Pas këtij vendimi të Prokurorisë, Gjykata e vlerësoi të vlefshëm këtë vendim dhe e la në fuqi. Familja e Balilit këtë vendim e apeloi, ndërsa sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendim që të lërë në fuqi vendimi e shkallës së parë dhe ka lënë në sekuestro të gjitha pronat e tij.

Prokuroria ka dyshime se hoteli është ndërtuar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal, për të cilën dyshohet të jetë përfshirë Klement Balili. Ndërsa Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se një viti dhe dyshimet janë se ai fshihet jashtë vendit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *