• |
ide | kryesore

Bode i përgjigjet Taçit: Nuk ia mbylla unë ARMO-n

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Financave Ridvan Bode i ka kthyer përgjigje deklaratës së ish-biznesmenit të naftës Rezart Taçi bërë pak kohë më parë në emisionin “Opinion” se kompania e administruar prej tij ARMO u mbyll për shkak të presioneve dhe padrejtësive të bëra nga ministria e financave. Në një intervistë dhënë po për këtë emision, Bode i hedh poshtë akuzat.

“Nuk më intereson se çfarë ka thënë ai për mua. Më ka interesuar vetëm që kjo kompani të kishte rendimet të lartë. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të saj. Nëse do të krijonte një borxh, do të kishte një presion nga ana e tatimeve për të marrë taksat. Ka pasur një politikë fiskale për të mos lejuar abuzimet dhe favorizimet me taksat” – në atë kohë tha Bode. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *