• |
ide | kryesore

Edi Rama i uron “ditë të mbarë” të përmbyturve në Novoselë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Mjaftuan dy ditë me shi që për banorët e fshatrave të Vlorës dhe Fierit të rikthehet tmerri i përmbytjeve. Vërshimi i ujit nëpër banesa, ikja nga shtëpitë, ndërhyrja e ushtrisë, mbledhja e shtabeve të emergjencës janë kthyer në normalitet pas çdo situate me shi.

Madje nga Tirana, kryeministrit i duken ekzotike pamjet e njerëzve të përmbytur. Nuk ka shpjegim tjetër veprimi i Ramës për të shpërndarë në rrjetet sociale pamje të njerëzve të vuajtur, në mes të ujit, për të uruar një “ditë të mbarë” për të gjithë shqiptarët.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të operacionit të shpëtimit të dy qytetarëve në Armenas të Selenicës nga efektivët e Forcës Ajrore të FA, ju uroj një ditë të mbarë!” ka shkruar Rama në Facebook.

Për më shumë shikoni videon më poshtë:



3 Comments

  1. Cfare mashtrimi mediatik!!! C’kerkoi fshatari i Armenasit ne mes te lumit? Si po qendronte fshatari me gruan ne lum deri sa erdhen kamerat e kryeministrit? Vetem per te xhiruar kete film u be kjo farse qesharake. JAZEK!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *