• |
ide | kryesore

Ministri Bushati flet për ‘detin’: Ne do kemi një marrëveshje disa herë më të drejtë se ajo e 2009-s

Lajme, Të fundit



Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati përmes një interpelance të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes nga një grup studentësh të ekselencës ka sqaruar njëherë e mirë deklaratat se Shqipëria do t’i falë Greqisë 12 milje det. Përpara studentëve, ai tha se Shqipëria do arrijë me çdo kusht një marrëveshje shumë herë më të mirë se ajo e 2009-ës me Greqinë. Ministri Bushati u ndal të sqarojë tre piketa të rëndësishme mbi të cilën siç tha mbështetet marrëveshja.

Kemi një marrëveshje të shfuqizuar nga Kushtetuesja, pikërisht vendimi i kësaj gjykate është pikënisje dhe pika e parë për një marrëveshje të re. Për Shqipërinë dhe Greqinë burojnë disa të drejta e detyrime nga të drejtat ndërkombëtare. Pika e dytë e kontaktit tonë është e drejta ndërkombëtare. Së treti kemi legjislacion të brendshëm ku dy palët ulen në negociata e marrin për bazë edhe legjislacionin e brendshëm. Gjetja e një zgjidhje të arsyeshme do të jetë në interes të dy palëve. E për këtë kemi marrë tre lloj të ndryshme ekspertizash që kolauduan se çdo marrëveshje e re do të duhet dhe do të jetë më e mirë se ajo e arritur në 2009 për shkak të gabimeve trashanike që bëri qeveria Berisha. Në 2009 qeveria Berisha ka ndjekur një metodë të baraslargësisë. Ne duam që të ndjekim me përpikmëri vendimmarrjen duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne do kemi një marrëveshje disa herë më të drejtë se ajo e 2009. Nga ana tjetër Greqia do lidhë një marrëveshje që të mund ta zbatojë në praktikë”, – sqaroi ministri.

 



7 Comments

  1. Po te analizosh tekstin del se thuajse cdo fjali eshte kunderthenie e fjalise se meparshme ose nuk lidhet logjikisht me te. Nje shembull; Në 2009 qeveria Berisha ka ndjekur një metodë të baraslargësisë. Fjalia ne vazhdim; Ne duam që të ndjekim me përpikmëri vendimmarrjen duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare. C’do te thote? Qe nuk do te zbatoje parimin e baraslargesise? E drejta nderkombetare bazohet pikerisht ne parimin e barazlargesise? Atehere si, qysh? Ky tekst keshtu sich eshte eshte nje nonsens, nje perpjekje qe te ben te dyshosh se ekziston nje zgjidhje konkrete per kete problem.

  2. paramendo bushati mbaron per shoket grek buzaqiris,e gojaqiris,ama ne trans bien rama e bushati per shokun bythaqiris.jo detin por dhe nenen per pak palikari japin.

  3. O milet greku nuk e do ate pjese deti per naften apo gazin siç thone keto kurvat e politikes apo ndonje injorant. Greku ka me miliona kilometra katror det . Greku e kerkon me ngulm kete gje se te dal ne KANALIN E OTRANTOS . Kur u ndane kufijt dy ishin qellimet e evropes , Serbi te mos kishte dalje ne det dhe greku te mos kishte dalje ne kanalin e otrantos.

  4. keta jane krokodilet e detit qe her qajne her hahen ,dhe her demostrojne forcen per hapsiren qe kan ,,por harrojne se deti eshte i mall dhe mund te shtrasin dhe krokodilet ngordhin,cti besshe keshtu eshte deti [padrejtesia ]i pashprese

  5. Hehehe, e di si eshte kjo shprehja e fundit do bejme nje marrveshje disa here me te drejte se te tjeret, si shprehja e Shalsit do vjedhim me me lezet se te tjeret. Marveshja ngrihet ne tre baza, te drejtat dhe konventat nderkombtare, perputhshmeria me legjislacionin vendas, dhe transparenca gjate negociatave gje qe spo behet fare seshte bere as ne 2009. I vetmi detaj konkret qe eshte hedhur per diskutim, pervec fjaleve te bukra qe do e bejme mire kte pune eshte nje deklarate e ministrit te jashtem grek, turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *