• |
ide | kryesore

Ndalen reshjet, fshatrat e Vlorës ende nën ujë mëngjesin e të hënës

Lajme, Të fundit



Për këtë të hënë është parashikuar një ditë pa reshje shiu, ndaj pritet një tërheqje e Vjosës dhe rikthimi i lumit në shtrat. Megjithatë situata vazhdon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të shiut, që përfshinë jugun e vendit në fundjavë

Situata më e vështirë ka qenë në fshatrat Fitore dhe Novoselë, pasi rrugët janë të bllokuara dhe shumë shtëpi janë ende nën ujë. Prezenca e ujit në banesa arrin në 1.5 metra në fshatin Fitore, ndërsa gjatë mbrëmjes së kaluar forcat e armatosura kanë evakuuar 80 familje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, situata ka rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan – Ura e Mifolit- Novoselë. Një kontigjent me ushtarë dhe dy pompa thithëse uji janë nisur për në fshatin Darëzezë, pasi këtu pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë ditës së sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *