• |
ide | kryesore

Ndërron jetë djali i aktores Tinka Kurti

Lajme, Të fundit



Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj, Zef Kurtin. Një vdekje e papritur për aktoren që disa ditë më parë u përball me probleme shëndetësore. Lajmin e ka bërë publik me një status në “facebook” shkrimtarja Flutura Açka, e cila rrëfen se nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëllojë aktoren e madhe të skenës shqiptare, për këtë humbje.

“Tinkën, ç’e paska gjetë!

Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë”,- thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin. Sa tepër duken fjalët. I paqes, Zef Kurti!”,- shkruan në një status shkrimtarja Açka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *