• |
ide | kryesore

U tërhoq nga Specialja, Haradinaj merr vizën për Amerikë

Lajme, Të fundit



Pasi kryeministrit Ramush Haradinaj ditë më parë i është lëshuar viza britanike, edhe SHBA ka bërë po të njëjtën gjë. Këtë e konfirmoi sot zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi, ndërsa “Express” raportoi të premten, se ambasada amerikane kishte vendosur ta pajis Haradinajn me vizë, pasi kryeministri u tërhoq nga ideja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Por, kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Uashington.

“Express”, ditë më parë ka raportuar se Ambasada Amerikane i ka lëshuar vizën kryeministrit Haradinaj, vetëm pasi ky i fundit u tërhoq nga ideja e shfuqizimit te Speciales.

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”,- kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *