• |
ide | kryesore

Zyrtarizohet blerja e ‘Sheraton’, djali i Shefqet Kastratit: Tani na përket neve!

Lajme, Të fundit



 

Blerja e hotel ‘Sharton’ është konfimuar zyrtarisht nga Kastrati Group. Leonard Kastrati, djali i biznesmenit Shefqet Kastrati, me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ku ai shfaqet me ish-pronarët shkruan:

“Tashmë zyrtarisht ish-hotel ‘Sheraton’ i përket kompanisë ‘Kastrati Group’, sapo u mbyll transaksioni”, shkruan Leonard Kastrati.

Kompania e naftës nuk ka sqaruar nëse godina do të vijojë të përdoret për hotel, apo do të ketë funksione të tjera. Në dhjetor të vitit të kaluar, ‘Sheraton’ u largua nga Tirana, duke e lënë kryqytetin shqiptar pa asnjë markë prestigjoze të hotelerisë. Shoqata të turizmit dhe opozita akuzuan politikat e kryeministrit Edi Rama për largimin nga Shqipëria të kësaj marke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *