• |
ide | kryesore

1.4 milionë euro pasuri kriminale e sekuestruar në Lezhë, pronë e të dashurit të Viola Spiros

Lajme, Të fundit



Pasuria me vlerë rreth 1.4 milionë euro e sekuestruar sot në Lezhë ishtë në pronësi të familjes së shtetasit Valentin Selaj, i cili është arrestuar në Itali në nëntor të vitit të shkuara. Selaj është bërë i njohur për publikun, më shumë sesa thjsht drejtuesi i një grupi kriminal të trafikut të kokainës në Holandë dhe Itali, për faktin se ishte i dashuri i prezantueses Viola Spiro. Sekuestrimi i pasurisë sot në Lezhë u bë në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:

• 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;

• 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);

• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;

• 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.

Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:

– P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;

– V. S., 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;

– A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *