• |
ide | kryesore

Debat i fortë në emision mes Nokës dhe Felajt: E ke shoqe kryeprokuroren, të zbuluan SMS-të

Lajme, Të fundit



Debati më i ashpër për arrestimet e ish-drejtuesve të Rrugëve është zhvilluar mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe deputetes së PS-së Ermonela Felaj mbrëmjen e sotme në “Studio e Hapur” në News24. Noka ka kujtuar buxhetet e qeverisë “Rama”, duke folur për vjedhje të mëdha me koncesionet.

Ai i ka kujtuar koleges socialiste sms-të me bashkëshortin për kryeprokuroren Arta Marku në një studio televizive, duke i thënë se është në konflikt interesi. Nga ana tjetër, Felaj tha se ka ardhur momenti që njerëzit e ndershëm brenda sistemit të marrin kurajë.

Nuk dihet se çfarë paralajmëron por deputetja e PS-së duke iu drejtuar deputetit Noka tha se “Gjumi do t’u prishet shumë shpejt këto ditë dhe shumë shpesh”.

DEBATI:
Noka: Pse nuk shkojnë tek Saimir Tahiri, sepse iu kërciti dhëmbët. Tha do shkoj tek cepi më i largët dhe pastaj do fillojmë. Nga ai moment Rama, nga dru i shtrembër u bë mburojë për të mos e lënë shtrëngatën e drejtësisë ta marrë.
Felaj: Ke parë të sulmojmë prokurorinë.
Noka: Kryeministri yt s’ka lënë gjë pa thënë për prokurorë e gjyqtarë. Ke konflikt interesi se e ke shoqe, e ke vërtetuar me mesazhe me tët shoq.
Felaj: E ke harruar misionin tënd në PD dhe si deputet. S’kam ardhur për të folur më ty si deputet… Gjumi do t’u prishet shumë shpejt këto ditë dhe shumë shpesh. Ka ardhur momenti që njerëzit e ndershëm brenda sistemit të marrin kurajë. Zonja që është caktuar, është caktuar tërësisht ligjit kushtetues.
Noka-Felaj: Do ikësh shumë shpejt. Para se të ikë qeveria. Protestat do të shkulin ty me gjithën qeverinë tënde.
Felaj: Ne jemi kaq të përgjegjshëm sa do jemi në mandat.
Noka: Ky burrë që sheh këtu ka qenë ministër i Brendshëm. Po ti ku e ke ministrin tënd? Epo ja moj zonjë, ky është standardi.

Felaj: kjo është mburrje e tepruar. S’pres që të thuash gjithë këto për veten.

 



1 Comment

  1. Ky burre qe sheh ketu ka qene minister i Brendshem.
    Hahahahahahahahahahaha, cfare provinciali, cfare idioti, hahahahahahahaha……
    Po ti ku e ke ministrin tend? Hahahahahaha
    Pse ministrat jane te Ermoneles !!!!!!?
    Ka konflikt interesi se e ka shoqe k/prokuroren!!!!!!!!! Hahahahahaha
    Diagnoza lexueshem: IDIOT NOTERIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *