• |
ide | kryesore

Flet shqiptari që gjeti 6 mijë dollarë dhe ia ktheu pronares, veprimi i tij bëri bujë në Australi

Lajme, Të fundit



Adem Gashi bëri bujë në Australi me veprimin e tim, ku pasi gjeti në tren një çantë me 6250 dollarë vendosi të ia kthejë ato pronares.

Ai foli mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte në “Wake Up”, duke rrëfyer se për asnjë moment nuk mendoi të bënte të kundërtën.

Zonja u ul pranë meje në tren, ndërsa nuk qëndroi aty më shumë se 1 minutë dhe u ngrit sërish. Sapo ajo doli unë pash çantën dhe u mundova të trokisja në dritare dhe t’ia jepja atë, por treni u nis dhe nuk munda. Më pas zbrita pas 3 stacionesh. Kërkova për ndonjë kontakt në çantë, por nuk gjeta gjë, vetëm disa çelësa makine. Ndërsa gjeta dhe një çantë të vogël me para. Për asnjë moment nuk kam menduar që t’i mbaja paratë. Përkundrazi, kur pash çelësat e saj më erdhi shumë keq, pasi kjo gjë më ka ndodhur edhe mua. Pasi dola nga treni, kontaktova një televizion dhe me ndihmën e tyre gjeta zonjën. Nuk njoftova policinë pasi doja t’ia jep vetë paratë zonjës. Ishte një ndjesi mjaft e bukur kur arrita ta gjej dhe t’i dorëzojë çantën”, – shprehet Gashi.

Më tej, ai tregon se ka 13 vite që jeton dhe punon në Australi.



5 Comments

  1. Fakti qe ju e beni kete gje LAJM.. na diskretiton me shume.. Pra dicka qe eshte shume normale ne vende te tjera… perbenb lajm te bujshem per ne..

    Pra shikoni nje gje e pa ndodhur me perpara… nje shqiptar i kthen portofolin te zonjes…

    Nuk e kuptoj ju gazetaret qe i beni jehone lajmeve te till vetem sa na denigroni dhe me shume.

    1. e ke gabim,. Kur ne portale gjen lajme edhe per ci** e Kim apo shume lajme te tjera banale dhe te parendesishme, pse mos te japim edhe lajme qe na nderojne?..pastaj qe thua eshte normale tek te tjeret edhe ketu ia fut kot, nuk di ne ca shteti ideal jetoke por edhe te huajt po gjeten dicka me vlere, nuk eshte se e kthejne tek i zoti, normal ne raste te rralla por jo sic na paraqet ti

  2. nje tv italian beri nje sondazh.Gazetari mori nje portofol dhe shkoi ne Londer .E hodhi ne rruge para 10 njerezve te ndryshem.Qe te dhjete ja kthyen portofolin.SHkoi ne Paris. Ne 10 njerez 8 ja kthyen portofolin 2 jo.Shkoi ne Tirane.Ne 10 persona nuk ja ktheu asnje.Ne fund shkoi ne Madrid.Ne 10 persona 9 ja kthyen ndersa 1 jo.kur gazetari e takoi ai kishte qene italian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *