• |
ide | kryesore

Marrëveshja me Social Demokratët/ Merkel: Gati për kompromise të dhimbshme

Planet
merkel.jpg



Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se është e gatshme për të bërë “kompromise të dhimbshme”, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me Social Demokratët, lideri i të cilëve, Martin Schulz, deklaroi se sot ka qenë ditë vendimmarrëse për negociatat, pas disa muajve të paqartësisë politike.

 

Të dyja blloqet janë pajtuar të hënën se u duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshje në krijimin e “koalicionit të madh” dhe vendosën të vazhdonin bisedimet në selinë e kancelares Merkel të martën.

 

“Secili nga ne duhet të bëjë kompromise të dhimbshme dhe unë jam e gatshme”, u ka thënë Merkel gazetarëve.

“Kur shohim lëvizjet në tregjet botërore në orët e fundit, ne jetojmë në kohëra turbulente dhe ajo çka pritet nga ne si parti popullore është që të formojmë qeverinë që është e mirë për njerëzit dhe që sjell stabilitet”, ka thënë ajo.

Dështimi i kancelares Merkel për ta krijuar qeverinë pas më shumë se katër muajsh pas mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare, ka rritur shqetësimet në mesin e investitorëve dhe shteteve partnere, në kohën kur Evropa është duke u përballur me një mori sfidash, duke përfshirë largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.



1 Comment

  1. evrpianet nga treni ku hipen me pare ,ne ulltimin e bashkimit tani pasagjeret ,po zbresin neper stacione te dryshme duke lene trenin bosh ,te dalur nga shinat drejt perplasjes vall perse ndolli kjo te perendojne perendimi sic ka emrin ,arsyeja padrejtesia ,ka cdo negativitete zhvilluan ekzistencen me dy standarte ,dhe tani mbaroj nuk permbushin interesat egon e pushtetit dhe parase,tani jane ne gjendje pushimi heshtje analize por asnjera nuk haper porte suksesi vec njera drejtesia haku nje standart me te gjith vlera dhe merita,zhvillimin e mendimit permes vlerave me drejtesi hak qe me pare ishin interesi ku sapo ra interesi iku disiplina dhe mungesa ndergjegjes vlerave i vendosi gjith ne konflikt interesi sikur te kishin pasur vlerat e zhvilluara me nje standart ,keto do kishin qene te paret ne konkurense ne nje hapesire shum te malle gjeografike ,,tani qe hyri ne treg konkurenca ruse kineze turke indiane ,keta ,humbin terren per shkak se politikat e kaluara prendimit ne opinjon i krijojne largime partneresh dhe kostosh per shkak se politikat e padrejta u kan shkaktuar kosto tjereve dhe pikerisht te gjith i bashkangjiten dikujt tjeter ne interese duke i lene prendimit minus te mall,ku eshte cmimi padrejtesise ne ekonomi zhvillim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *