• |
ide | kryesore

Serbia kërkon ndarjen e Kosovës

Lajme, Të fundit



Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarje me Kosovën fqinje në mënyrë që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje që po e pengon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë të martën ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët për Kosovën, ministri serb Vulin nuk specifikoi se cila pjesë e Kosovës beson se duhet shkëputur, por thirrje të ngjashme janë bërë edhe në të kaluarën e që kanë përmendur veriun e Kosovës, raporton Reuters. Sipas Reutersit, veriu i Kosovës, i ndarë nga pjesa tjetër e vendit përmes lumit Ibër, është pjesë e banuar me rreth 50 mijë serbë etnikë që kundërshtojnë Prishtinën dhe ende e shohin Beogradin si qeverinë e tyre.

“Përcaktimi i përhershëm dhe i vendosur ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve duhet të bëhet në Kosovë”, tha Vulin në tryezën e rrumbullakët me ekspertë të mbledhur si pjesë e dialogut për Kosovën. Më parë, edhe ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, më parë ka propozuar ndarjen si zgjidhje të mundshme të mosmarrëveshjes territoriale, por megjithatë, nuk është politikë qeveritare.



3 Comments

  1. ne fakt te gjith kerkojme gjithcka nga kjo bote ,pse ndolle na bene egoja interesi,por sikur kjo te ishte zhvilluar keshtu qe kur u krijua bota bota do ishte shkatrruar shum kohe me pare dhe ne sdo na kishte takuar gje ne te nese duam te rregullojme padrejtesine ,shekullore nese eshte puna per ndryshim kufijesh kufit shqiptare jane aty ku ishin perpara coptimit etnik ne pes shtete kjo as qe nuk diskutohet ,askush nuk ndan te drejtat me dike e drejta eshte e shejte ,por ceshtja eshte te diskutohen demet qe u keni sjell shqiptareve dhe cdemtimet ekonomike ,kjo duhet te mbetet mbi tavolin nese dikush do me pyeste kjo eshte mendimi im ,ne mund te falim demet ne kompesim te kthimit territorit shqiptare kjo mbetet per diskutim per te pasur siguri paqe presperitet ne ballkan

  2. Ky eshte qellimi final i Serbise sado i fshehur qe te jete,per ne shqiptaret ska nevoje te thueht publik sepse duhet ta dime qe nga Serbia vetem pretendime territoriale dhe pazare do presim, keshtu qe gjeja kryesore qe duhet te bejme, dhe duhet ta bejme mire,dhe urgjent eshte te shnderrohet FSK ne ushtri ,t’i 7-10 fishohet buxheti te pakten ne 10 vitet e ardhshme, te armatoset rende, dhe te shohim a do guxoje shkau te pretendoje hise ne Kosove.Shume e thjeshte o politkane idiota te Kosoves.Armatoseni FSK dhe gjithe populli jemi ushtar.Dhe te behet plani i sakte dhe me detaje qe ne rast perplasjeje apo fillim i nje lufte te re me Serbine, te kalojme ne kundersulm ,te mbajme verium dhe te clirojme Presheven,medvexhen dhe Bujanovcin,bile per t;i pasur keto te sigurta,te bejme pak politike te zgjut,sic ben shkau,te pretendojme edhe Territoret e dikurshme shqiptare deri ne Nish

    1. shqiptare mos u trembni nga arma serbise sikur gjith armatimi po ti jepet jan pa te drejte dhe i padrejti eshte si hajduti,frikacak e din se gjeja huaj smund te behet e tija kurse nje shqiptare trim i shkon dhe ja merr armen ne dore ja nxjerr semren nga kraharori ,sepse eshte me te drejte,asnjehere serbet nuk kan fituar luftra me shqiptaret kudo nder ne ka lene vetem eshtrat ,ne nuk presim meshire nga armiku armiku duhet te meshirojne veten e tije me veprimet e tije duke mos i futur turinjet aty ku si takon ,se pastaj per te ska meshire ,me armikun nuk presim paqe deri sa ai paqen ta kuptojne dhe gjejne me veten e vet zotin e vetne vecse duhet tia kujtojme gjithnje duke i llene hakun qe i takon ,deri sa te zbrapsen vet ne llumin e vet dhe ashtu te perfundojne,kjo eshte rruga jone me te padrejtit ,e kur ato ndryshojne me veprime te drejta dhe hak ndaj nesh pse jo nga morali ndergjegja virtyti mbetemi miq te ngushte eshte jetike ,por miq me dallavere eshte mashtrim ,kete sduhet ta lejojme pranojme as tolerojme ,ky eshte mendimi im me popullin mizore barbare ne 1 shekull ndaj nesh ku ende vazhdon si i moderuar por me maske

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *