• |
ide | kryesore

Arta Marku shkon në prokurorinë e Elbasanit sot, aty ku pak kohë më parë shkarkoi Dritan Ginën

Lajme, Të fundit



Analiza vjetore e Prokurorisë si dhe përurimi i ndërtesës së re janë dy arsyet që e çojnë këtë të mërkurë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, në qytetin e Elbasanit.
Pas vizitës së saj në Prokurorinë e Shkodrës, Marku shkon sot në njërën nga Prokuroritë ku pati dhe më shumë probleme, duke kujtuar këtu kallëzimin penal të Dritan Ginës, ish-kreut të institucionit, i cili nuk pranoi vendimin e Kryeprokurores për ta lëvizur nga drejtimi i organit të akuzës së Elbasanit.

Kujtojmë gjithashtu se qyteti i Elbasanit në muajt e fundit të vitit që lamë pas ka qenë në vëmendjen e të gjithëve, për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale, përplasjeve mes grupeve kundërshtare e sidomos incidentin e famshëm mes policisë dhe një grupi të dyshuar kriminal



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *