• |
ide | kryesore

Atentat me armë në Elbasan, plagoset 23-vjeçari

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme një 23-vjeçar u plagos me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Fushë Mbret’. I plagosur mbeti Raif Çaushllarin.

Ky i fundit është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar ndërsa ai lëvizte në këmbë. Bëhet e ditur se 23-vjeçari është plagosur në krah. Mësohet se vëllai i të plagosurit rezulton me precedentë penal, por nuk dihet nëse sulmi i sotëm ka lidhje me të.

 

 

Ndërkohë, sapo u sinjalizuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi përplasja, ndërsa nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *