• |
ide | kryesore

Duka-Fino, kontestohet rezultati, anëtari i Komisionit: Ishin 10 vota të pavlefshme!

Lajme, Të fundit



Një prej anëtarëve të Komisionit të Votimit në Asamblenë e FSHF-së, Kastriot Gurra deklaroi menjëherë pas votimit se numri i votave të pavlefshme nuk ishte i saktë. Sipas Kastriot Gurrës, kryetarit të Bashkisë së Librazhdit votat e pavlefshme nuk kanë qenë 4, siç shkruhet në rezultatin zyrtar të raundit të parë të votimit.

“Ju jeni shumicë tani por për mendimin tim nuk ishin 4 vota të pavlefshme. Janë 10 të pavlefshme, sepse nuk votohet me kryqin në cep majtas apo djathtas apo të votohet me U. Mënyra e votimit është e qartë, me X brenda kutisë” u shpreh anëtari i Komisionit të Votimit në Asamble.

Rezultati në raundin e parë ishte 39 vota për Armand Dukën, 22 për Bashkim Finon dhe 4 vota të pavlefshme. Pavarësisht kontestimit votimi për raundin e dytë nisi normalisht dhe pa ankesa nga dy kandidatët. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *